Politikë

Çelet sezoni i ri parlamentar më 8 shtator, publikohet rendi i ditës

Sipas rendit të përcaktuar, në mbledhje do të trajtohen procedurat e zakonshme që shoqërojnë nisjen e një sesioni të ri parlamentar, përfshirë edhe miratimin e dokumentacionit të mbetur nga seanca e fundit e zhvilluar në fund të muajit korrik.

M.K.
Çelet sezoni i ri parlamentar më 8 shtator, publikohet rendi i
foto nga kuvendi

TIRANË- Kuvendi i Shqipërisë do t'i rikthehet punimeve parlamentare më 8 shtator 2026, me zhvillimin e seancës së parë plenare pas ndërprerjes së verës. Mbledhja është parashikuar të nisë në orën 17:00 dhe shënon hapjen zyrtare të Sesionit të III-të të Legjislaturës së XI-të.

Thirrja e deputetëve është bërë përmes urdhrit të firmosur nga Kryetari i Kuvendit te Shqipërisë Niko Peleshi,duke përcaktuar edhe çështjet që do të shqyrtohen në seancën e parë të këtij sesioni. Sipas rendit të përcaktuar, në mbledhje do të trajtohen procedurat e zakonshme që shoqërojnë nisjen e një sesioni të ri parlamentar, përfshirë edhe miratimin e dokumentacionit të mbetur nga seanca e fundit e zhvilluar në fund të muajit korrik.

Rendi i ditës

Hapja e punimeve të Sesionit të III-të të Legjislaturës së XI-të të Kuvendit të Shqipërisë.

Miratimi i procesverbaleve të seancave plenare të datës 27 korrik 2026.

Çelet sezoni i ri parlamentar më 8 shtator, publikohet rendi iÇelet sezoni i ri parlamentar më 8 shtator, publikohet rendi i./ZËRI

Poll

MOS HUMB