Politikë

'Emigrantët të kthehen', Rama: Dëgjon vetëm zi, por Shqipëria është një vend tjetër

Rama u shpreh se shpesh perceptimi për Shqipërinë është i errësuar nga lajmet negative, por realiteti është ndryshe

F.I
'Emigrantët të kthehen', Rama: Dëgjon vetëm zi,
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama, gjatë podcast-it  “Flasim” tha se Shqipëria është sot e gatshme për të pritur shumë më tepër emigrantë mbrapsht. Rama u shpreh se shpesh perceptimi për Shqipërinë është i errësuar nga lajmet negative, por realiteti është ndryshe.

Edi RamaKush nuk provon është e sigurt që nuk realizon, atë që do të donte. Kush provon edhe mund të dështojë, por them që Shqipëria është sot e gatshme për të pritur shumë më tepër emigrantë mbrapsht dhe nuk është Shqipëria ajo që duket nga TV, ku 90% të kohës dëgjon vetëm zi. Këtë javë kemi diskutuar pse kur korrupsioni fillon luftohet realisht perceptimi për një periudhë të caktuar kohe rëndohet sepse fillon dhe ekspozohet, kthehet në një temë që ndikon në perceptim. Ndërkohë që jemi komplet një vend tjetër.

Poll

MOS HUMB