Politikë

"Kur shkuan në Greqi ishin në qiell të hapur, Rama-emigrantëve: Punoni tokën tuaj, regjistrohuni në zgjedhje

Rama u ka bërë thirrje shqiptarëve që jetojnë jashtë vendit që të kthehen në atdhe për të investuar këtu.

F.I
"Kur shkuan në Greqi ishin në qiell të hapur,
Edi Rama

TIRANË-Kryeministri Edi Rama u bëri apel emigrantëve të regjistrohen në zgjedhjet e 11 Majit. Në podkastin e tij “Flasim”, Rama u ka bërë thirrje shqiptarëve që jetojnë jashtë vendit që të kthehen në atdhe për të investuar këtu. Kreu i qeverisë u shpreh se Shqipëria sot është një realitet tjetër dhe e gatshme për të pritur shumë emigrantë mbrapsht. 

Edi Rama: Unë mund të flas me njëfarë kompetence sepse kam bredhur gjithë Shqipërinë, kam parë si ka qenë, si është, por besoj se di edhe se si duhet të jetë. Në radhë të parë çdo kthim i atyre që janë jashtë janë kthim i një dije ekstra, për shkak të eksperiencës së mbledhur në realitet tjetër. Së dyti, nuk është Shqipëria dot aspak më e vështirë seç ishte Greqia dje, për këta njerëz që kur vajtën dje atje ishin frymë të gjalla në qiell të hapur, madje të mbuluar nga hija e paragjykimeve dhe sot fakt që 35% e prodhimit në Kretë që është zona më pjellore e Greqisë është e shqiptarëve. Janë shumë më të fortë sot dhe kanë edhe dije ekstra, në rast se këta që kanë dilemë fillojnë dhe punojnë edhe tokën e tyre këtu, apo marrin e qira tokat e tjerëve, lidhen me të tjerët, me siguri që bëjnë sukses për arsye sepse nuk kanë arsye pse të mos bëjnë sukses siç mund të kishte deri dje dhe patjetër që nuk janë të huaj që nuk njohin terrenin ose… janë jo thjesht në habitatin e tyre por një armë, që shumëkush këtu nuk e ka, që janë armët e një eksperience jashtë vendit. Sigurisht që me avancimin që po kemi dhe së shpejti do hapim kapitujt e tjerë të negociatave dhe me gjasat që të hyjmë në BE brenda kësaj dekade, dhe vetvetiu do të jetë një investim shumë i mirë. Asnjë investim që është 100%, sa më 100% i sigurt të jetë investimi aq më pak fitime ke.

Kryeministri u kërkoi që të mos e lënë regjistrimin në zgjedhjet e 11 majit për në moment të fundit pasi sistemi mund të mbingarkohet. Ai veçoi emigrantët e Greqisë dhe Italisë që sipas tij janë dëshmitarë të ndryshimeve të kanë ndodhur në vend, si edhe të reputacionit për shqiptarët.

Edi Rama: Dua t’u them të gjithëve se data e fundit e regjistrimit është 4 Mars, kush dëshiron duhet të nxitojë të regjistrohen dhe mirë është që të regjistrohet gjithsecili, sidomos shqiptarët e Greqisë dhe Italisë janë dëshmitarë të shumë ndryshimeve që kanë ndodhur, por janë dëshmitarë të ndryshimit të reputacionit dhe të ndryshimit të këndit të shikimit. Është e thjesht me platformën e KQZ mjafton të shkohet në Google. Mund të regjistrohen edhe me ata me pasaportë apo ID që mund të kenë dalë jashtë afatit. Votimi është falas, financohet nga shteti. Shpresoj që sa më shumë të marrin pjesë, aq më mirë është. Unë e di që ne shqipot i lëmë gjërat për në moment të fundit, por mos i lini sepse mund të keni mbingarkesë të sistemit dhe mbeteni pa regjistruar, bëni çmos që të regjistroheni deri më 4 Mars. Kërkon pak durim dhe duhet bërë me kujdes, por procesi nuk është i vështirë. Votimi është falas dhe do të financohet tërësisht nga shteti. Do të vijë zarfi në shtëpi në adresën që duhet të jetë e shtëpisë, duhet të bëhet kujdes të hapet me kujdes, se brenda ka një zarf ku do të hidhet prapë vota dhe do të hidhet në postë, e parapaguar.

Numri i shtetasve shqiptarë të regjistruar në Platformën Elektronike të Regjistrimit (PER) që nga 11 janari, për të marrë pjesë në zgjedhjet parlamentare që do të mbahen me 11 maj, ka arritur shifrën 133 049 shtetas.

Poll

MOS HUMB