Politikë

“Erdhi antimafia italiane e të tha mos aktro”, Bardhi debat me Spiropalin: E the njëherë këtë këngë

F.I
“Erdhi antimafia italiane e të tha mos aktro”, Bardhi debat me
Elisa Spiropali dhe Gazment Bardhi

TIRANË-Seanca e sotme plenare po zhvillohet mes debateve, ku replikat nuk kanë munguar as mes kryeparlamentares Elisa Spiropalit dhe kreut të grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi. Ky i fundit gjatë fjalës në Kuvend hodhi sërish akuza për manipulim zgjedhjesh. Sipas tij, këto akuza s’i ka nxjerrë opozita, por janë dëshmi nga monitorimi i OSBE/ODIHR.

Pjesë nga debati:

Spiropali: Më përmendet emrin, ishte përgjigjia ime mbi indinjatën time. E marr fjalën kur më përmendet emri.

Bardhi: Do ta shënoj te të mirat që ke bërë në këtë jetë që i jep fjalën opozitës. Se është bërë mëkat të marrësh fjalën dhe të flasësh. Zonja kryetare, ka një dallim të madh të thuash të vërteta që i dini dhe i bashkëndani edhe ju mbi Shqipërinë.

Spiropali: I thatë njëherë këto. Këto janë këngë, jo analizë. Kur të bëni analizën…e bëtë analizën e Vorës po jo tuajën…

Bardhi: Mund të bëj analizën e Vorës, Kavajës…të gjitha zonat ku humbe ti.

Spiropali: Shumë mirë. Bëjeni, ja shembulli që keni fituar.

Bardhi: Do më lësh ta mbaroj tani. Sapo the që ne po nxijmë Shqipërinë. ë thuash se cfarë është narkoshteti, që do të vijë Troplini të bëhet kryeministër, jo! Narkoshteti është ajo që ka katër vite që thotë opozita, që porti i Durrësit i është vënë në dispozicion për trafik ndërkombëtar droge bandës së Troplinëve. Ne e kemi thënë me zë të lartë, ju e keni mohuar. Tani vjen antimafia italiane dhe thotë zonja Spiropali mos aktro, por thuaj të vërtetën mbi Shqipërinë, që porti i Durrësit është han pa porta në pronësi të një bande kriminale

Spiropali: Nuk është procedurë, i thatë çfarë kishit për të thënë…

Poll

MOS HUMB