
TIRANË- Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi dhe sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka në nisje të Kuvendit kanë kërkuar të mbyllet seanca.
Debati:
Noka: Keni filluar seancën në kundërshti me rregulloren, këtu në sallë nuk janë as 55 deputetë. Do të thotë që pa kuorum seanca nuk fillon. Anuloni seancën, mos mendoni se kështu nuk sheh kush. Është në nderin e këtij parlamenti…
Spiropali: Ke ndonjë gjë për procesverbalin?
Noka: Ke 55-57 deputetë
Spiropali: Nuk kërkohet kuorum, vetëm për votim. Nuk ka kuptim, nuk kemi votim, vazhdohet me seancën
Noka: Si moj nuk paska interes, ta kthesh në..
Spiropali: Vijojmë me rendin e ditës
Bardhi: Nuk e di kush ta lexon rregulloren, shpresoj jo ai që kam në mendje. Nuk fillohet Kuvendi pa pasur 70 deputet në sallë, ky është një rregull në Kuvend. E keni të vështirë t’i mblidhni deputetë por është përgjegjësia juaj. Nuk është fare e vërtetë që nuk ka nevojë për kuorum.