TIRANË-Një incident është regjistruar në hyrje të Kuvendit të Shqipërisë ku deputeti i Partisë Socialiste është përplasur me gazetarin Marsel Rupi. Në pamjet e publikuara shihet momenti kur gazetari i afrohet Braçes për t’i bërë një pyetje, ndërsa deputeti i kthehet : Ik tani, bashkë me atë fundërrinë aty... dhe vijon replikat me një qytetar i cili ishte duke filmuar momentin.
Në momentin e përplasjes, gazetari Rupi informon Braçen se nuk kishte lidhje me personin që po regjistronte situatën, por debati ka vijuar mes socialistit dhe qytetarit, i cili nga debati mësohet të jetë një emigrant në Angli.
/ZËRI