Politikë

Çfarë do deklarojë? Monika Kryemadhi kërkon mediat në Kuvend

Një ditë pasi Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ngriti akuza ndaj saj, bashkëshortit dhe 2 bashkëpunëtorëve të tjerë, Kryemadhi ka kërkuar mediat tek Kryesia e Kuvendit të Shqipërisë.

k.m.
Çfarë do deklarojë? Monika Kryemadhi kërkon mediat në
Monika Kryemadhi

TIRANË- Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi do të flasë. Një ditë pasi Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ngriti akuza ndaj saj, bashkëshortit dhe 2 bashkëpunëtorëve të tjerë, Kryemadhi ka kërkuar mediat tek Kryesia e Kuvendit të Shqipërisë. Në orën 12.00, ajo ka vendosur që të japë një deklaratë dhe t'u përgjigjet pyetjeve të gazetarëve, ndërkohë që i shoqi Ilir Meta (edhe pse në proces divorci) është aktualisht në qeli. 

Ditën e djeshme Policia e Shtetit arrestoi ish-presidentin e vendit Ilir Metën, pasi ai akuzohet nga SPAK për veprat penale: korrupsion, pastrim parash dhe mosdeklarim pasurish. Por Meta nuk është i vetmi që ka rënë në rrjetën e SPAK, pasi kontrolle janë ushtruar edhe në banesën e Endrit Brahimllarit, në “arrest shtëpie” është caktuar Pirro Xhixho (babai i Erisa Xhixhos), ndërsa Monika Kryemadhi dhe Ema Çoku janë lënë në “detyrim paraqitje”./ZËRI

Poll

MOS HUMB