Politikë

FOTO/ Agron Shehaj cënon të dhënat private të qytetarëve, gazetari: Ta shohë në ëndërr votën time pasi më shkruan në numrin tim privat!

Kandidatë të Partisë "Mundësia" dhe "vetë" Agron Shehaj i dërgojnë mesazhe qytetarëve. Dhe nuk po flasim për mesazhe të thjeshta që të kërkojnë votën, përkundazi!

k.m.
FOTO/ Agron Shehaj cënon të dhënat private të
Agron Shehaj

TIRANË- Metodat e "call center" mund të kenë funksionuar shumë vite më parë në kompanitë që Agron Shehaj drejtonte, por sot, gjithmonë e më shumë përngjajnë me përndjekjen. Megjithatë vesi duket se del me shpirtin! Në prag të zgjedhjeve parlamentare të 11 majit, Agron Shehaj ka angazhuar të gjithë punonjësit e tij për të përndjekur qytetarët me mesazhe në telefonat celularë. Kandidatë të Partisë "Mundësia" dhe "vetë" Agron Shehaj i dërgojnë mesazhe qytetarëve. Dhe nuk po flasim për mesazhe të thjeshta që të kërkojnë votën, përkundazi!

Në dy mesazhe që ZËRI ka siguruar, personi që dërgon mesazhin jo vetëm që di mirë se kujt po ja dërgon mesazhin, por edhe detaje të tjera tejet private. Për shembull, zonën apo dhe njësinë ku personi që po i dërgohet mesazhi voton në Tiranë. Në rastin e parë, mesazhi i është dërguar gazetarit Armand Bajrami, të cilit i kanë gjetur që garon në zonën e Kasharit. 

"Përshëndetje, jam Anxhelo kandidat i Njesisë Kashar, Tiranë i Partisë "Mundësia", e drejtuar nga deputeti Agron Shehaj. Tirana jonë është e mrekullueshme dhe duhet të jetë e të gjithëve. Me votën tuaj do mund të bëjmë ndryshimin. Ju ftoj të më shkruani në Whatsapp! https://ëa.me/+355697920556) Ju faleminderit!,"-shkruhet në mesazhin që i ka mbërritur në celular. 

FOTO/ Agron Shehaj cënon të dhënat private të

Njohuria për kaq shumë detaje lidhur me jetën e tij, duket se e ka shqetësuar gazetarin, i cili përgjigjen ia ka dhënë publikisht. 

"Dikush t'i thotë Anxhelos, që vetëm pse është në dijeni të faktit se ku votoj dhe më shkruan në nr tim privat, ta shohë në ëndërr votën time... #mundësi patronazhi."

Por nuk është i vetmi! Edhe një prej stafit të ZËRI-t i ka ardhur një mesazh i ngjashëm. Kësaj herë, nga një person që supozohet se është vetë Agron Shehaj. Edhe në këtë mesazh, dihet vendbanimi i personit që i drejtohet mesazhi.

FOTO/ Agron Shehaj cënon të dhënat private të

“Bashkohu me ne për ta kthyer Shqipërinë në vendin e mundësive për të gjithë! Të mërkurën, më 11 Dhjetor, në orën 18:00, do të hapim degën e Partisë Mundësia në Njësinë X, Tiranë. Adresa: Rr. 'Bardhok Biba', pas 15 katëshit, në krahë të Hotel Opera! Ju pres!”

Kështu, kjo parti e re, të vetmen risi që ka sjellë është metoda më e frikshme e patronazhimit. Si ka mundësi që di adresat e sakta të qytetarëve që u dërgon mesazhet? Nga janë marrë këto numra? Duhet të kërkohet llogari nga kompanitë telefonike, apo këto numra janë siguruar në një mënyrë tjetër?

Kryedemokrati Sali Berisha ka versionin e tij. Sipas tij, Shehaj ka marrë database-n e Partisë Demokratike në pabesi të plotë dhe e përdor për të marrë vota. Po sipas numrit një të PD-së, numrat janë vjedhur nga selia blu dhe po përdoren siç nuk janë përdorur kurrë deri më tani nga opozita. Edhe pse të gjitha këto të dhënë kanë më shumë se 12 vite në selinë blu, qytetarët nuk janë molestuar kurrë në mënyrë të tillë, si për t’u thënë që e dimë se ku jetoni dhe kush jeni.  

“Agron Shehaj sigurisht që është opozitë e opozitës. Pse? Agron Shehaj kishte një vend dhe ishte fare i respektuar në Partinë Demokratike. Agron Shehaj papritmas, do iki më tha mua. Mirë i thashë unë, se unë respektoj çdo mendim, por i thashë Agron vend më të përshtatshëm për ardhmërinë tënde politike nuk do gjesh. Shkoi, krijoi partinë. Tani Agron Shehaj, ta them këtu, shkel kodin më elementar moral. Ta them cili është. Agron Shehaj ka marrë database-n në pabesi të plotë për të mos thënë dhe më shumë të Partisë Demokratike, të cilin unë kam qenë shkak që ia kam dhënë se, nuk mund t’i mbaja rezervë dhe tani shfrytëzon këtë database jashtë çdo kodi moral. Mund të tregoj përgjigje që i tregojnë demokratët atij që s’mund ta bëjë kurrë.Ka një kod moral. Këto që paraqiten të reja dhe që ikën nga PD-ja, sigurisht që shqiptarët presin risi. Çfarë sjell ky? Ky përdor database e PD-së, për të çuar mesazhe, jashtëzakonisht e dobët. Ti partinë tënde do ta krijosh me punën tënde si duhet,”- tha Berisha ne Opinion.

Për më tepër, të gjithë u shqetësuan nga mesazhet që dikur kryeministri Edi Rama u dërgonte qytetarëve gjatë kohës së pandemisë së koronavirusit në Shqipëri. Dhe nuk thoshte asgjë, përveç këshillave normale për të rikujtuar ndjesinë e kujdesit në një nga periudhat më të vështira që kaloi bota.

Gjithsesi, kontekst krejt ndryshe nga ai aktuali! Si përfundim, dikush duhet t’ja mësojë Shehajt dhe politikanëve që ndjekin metoda të ngjashme, liria jote përfundon, aty ku cënohet ajo e tjetrit./ZËRI

Poll

MOS HUMB