Politikë

Fushata/ LaCitiva: Votoni doktor Berishën!

LaCivita kërkoi që shqiptarët të votojnë alternativën demokratike dhe kryedemokratin Sali Berisha.

k.m.
Fushata/ LaCitiva: Votoni doktor Berishën!
Chris LaCivita

TIRANË- Strategu i “Aleancës Shqipëria Madhështore” Chris LaCivita mbajti një fjalim mjaft të shkurtër në çeljen e fushatës së PD. Me shumë pak fjali, LaCivita kërkoi që shqiptarët të votojnë alternativën demokratike dhe kryedemokratin Sali Berisha. Gjatë fjalës së tij, amerikani hoqi paralele mes Berishës dhe presidentit amerikan Donald Trump.

"Kush është gati që ta bëjë Shqipërinë Madhështore sërish? Në 2024, në SHBA, socialistët tentuan që të burgosnin Donald Trump. Dështuan! Në 2025, këtu në Shqipëri, socialistët duan të burgosin të gjithë opozitën e tyre. Do të dështojnë! Pse? Sepse nuk i mbrojnë dot dështimet e 12 viteve të fundit. 12 vite krim dhe drogë. Dhe për 12 vjet mbi 1 mln shqiptarë janë larguar nga Shqipëria. Pse të votosh për partinë që ka krijuar të gjitha këto probleme? Votoni për doktor Berishën. Jepni vendit tuaj një mundësi dhe një shpresë. Faleminderit!,"-tha Chris LaCivita në fjalën e tij./ZËRI

Poll

MOS HUMB