Politikë

Gardh metalik dhe zjarrfikëse, Kuvendi përgatitet për incidente

Zjarrfikësja do të qëndroje në hyrje në ambientete e instuticionit, pasi do të shërbejë si masë e perforcimeve që kanë marrë autoritetet për të shmangur incidentet që mund të shkaktohen.

I.F
Gardh metalik dhe zjarrfikëse, Kuvendi përgatitet për incidente
Zjarrfikësja para Kuvendit

TIRANË- Garda e Republikës ka marrë masat e sigurisë që të shmangen tensionet sot në Kuvend. Pas vendosjes së gardhit metalik në hyrje të Parlamentit, edhe një zjarrfikëse po qëndron në ambientet e jashtme. Zjarrfikësja do të qëndroje në hyrje në ambientete e instuticionit, pasi do të shërbejë si masë e perforcimeve që kanë marrë autoritetet për të shmangur incidentet që mund të shkaktohen.


Kujtojmë se në dy seancat parlamentare, deputetët e Partisë Demokratike dogjën karriget në ambientet e jashtme të Kuvendit dhe manekinëve. Edhe sot opozita ka paralajmëruar mosbindje civile dhe se nuk do të ketë më normalitet në Kuvend deri sa të plotësohen kërkesat e tyre.

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi tha pas vendosjes së gardhit metalik se Parlamenti nuk është qeli burgu. /ZËRI

Poll

MOS HUMB