
TIRANE- Gazetarja Anduena Llabani deklaroi dje se ish-zv.kryeministri Arben Ahmetaj do të jetë "opozita" e vërtetë përballë qeverisë Rama. Në "Now", Llabani aludoi se Ahmetaj është kthyer në një të "penduar" të drejtësisë dhe se do të dëshmojë kundër qeverisë me prova, letra, video e dokumente.
“Unë mendoj se opozitën e vërtetë në qeverinë Rama do e bëjë Arben Ahmetaj. Ai ka pranuar të vijë në Shqipëri dhe të dëshmojë. Do vijë në Shqipëri dhe do të dëshmojë për prokurorinë shqiptare. Ai ka pranuar ftesën e prokurorisë për të ardhur e për të dëshmuar. Ai do dalë e do flasë për ato që di, ai ka letra, dokumente, video, prova të pakontestueshme. Ai do vijë në Shqipëri për të dëshmuar në prokurorinë shqiptare. Ai mund të jetë bërë edhe i penduar i drejtësisë”,- tha Llabani.
Por fill pas kësaj deklarate, vetë Ahmetaj e ka përgënjeshtruar dhe ka thënë se do të kthehet në Shqipëri por jo për të dëshmuar.
“Unë do vij një ditë në Shqipëri, por jo për të dëshmuar”, është shprehur Ahmetaj në një ndërhyrje me mesazh për Erla Mëhillin. /ZËRI