Politikë

GJKKO caktoi masë sigurie ndaj saj, Kryemadhi: Më goditën politikisht, ligji është shfuqizuar 4 vite më parë!

Kryemadhi tha se për ta goditur atë politikisht përdorën një ligj, i cili është shfuqizuar më parë.

I.F
GJKKO caktoi masë sigurie ndaj saj, Kryemadhi: Më goditën
Monika Kryemadhi

TIRANË- Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi, e cila u la në detyrim paraqitje nga Gjykata e Posaçme për akuzat pastrim parash dhe mosdeklarim pasurie, tha se për ta goditur atë politikisht përdorën një ligj, i cili është shfuqizuar më parë. Përmes një postimi në rrjetet sociale, ajo shkruan se masa e sigurisë e caktuar ndaj saj është vendosur nga ligjI që u shfuqizua nga Kuvendi në vitin 2020.

“Drejtësia e re me ligjet e vjetra. Të nderuar qytetarë, aq me nxitim dhe aq me urdhër e ka pasur kjo drejtësi e re goditjen time politike, sa që kanë përdorur një ligj të shfuqizuar jo pak por plot 4 vite më parë. Të jenë analfabetë funksionalë apo ushtarë funksionalë?! Këtë le ta gjykojnë shqiptarët. Shikoni, vlerësoni dhe gjykoni vetë faktet me poshtë, por mos harroni që secilin nga anëtarët e kësaj drejtësie e paguajmë 5-6 mijë euro/muaj ne të gjithë së bashku. Kjo është drejtësia që duam?”, shkruan Kryemadhi.

Ilir Meta akuzohet për tre vepra penale: për korrupsion, pastrim parash dhe fshehje të pasurisë. Të njëjtat akuza rëndojnë edhe ndaj Monika Kryemadhit. Ndaj Piro Xhixhos, babai i Erisa Xhixhos, rëndon akuza korrupsion pasiv, ndërsa ndaj Ema Çokut rëndon akuza e pastrimit të parave. /ZËRI

Poll

MOS HUMB