
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka komentuar sulmin e hakerave në sistemin e Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Në konferencën e sotme për mediat, Sali Berisha tha se hakerat kanë marrë edhe dosjen e tij.
Hakerimi i SPAK/ Berisha: Luftë brenda klaneve në PS, duan të ja faturojnë Fatmirit, se ka marrë dhe dosjen time, le ta publikojnë
Së pari, më duhet të them se u kthye koha kur dosjet, para se të shkonin në gjykatë, shkonin në Partinë Socialiste. Para shumë vitesh, dosja para se të shkonte në gjykatë, shkonte në PS. Tani hakerohet. A është hakerim, apo vetë hakerim, unë nuk e di, por është gjë shumë, shumë e rëndë. Dmth, o qytetarë të gjitha të dhënat tuaja, mirren, vidhen, manipulohen dhe nuk kanë asnjë siguri. Çfarë është kjo? Është kjo mundet dhe një luftë e brendshme, brenda klaneve mafioze brenda PS. Tani grupi armiqësor, Xhafa, Pastori, Bushka, dhe 2-3 të tjerë, ata duhet të akuzohen me çdo kusht. Më shëmbëllen si historia e statuseve të Erion Veliajt. Statuset ia shkruante Rama dhe përgjigjen SKAP-i ja jepte Erion Veliajt. Edhe këtë hakerimin, duan të ja faturojnë Fatmir Xhafajt, e kuptoj unë, aty e ke hallin ti. Ato janë hakeruar apo vetë hakeruar këtë nuk e marrim vesh ne. Ato po përdoren, siç u përdorën statuset. Meqenëse filluan të thonë, po merren me fustanet e Ajolës, tani ja sajdisën statuset dhe i thanë, tani ke kryer krim të madh shumë. Tani edhe Fatmirit po i vijnë rrotull dhe po e akuzojnë se, gossipi është fjala, se ka hakeruar kompjuterat e SKAP-it, dhe për të më revoltuar dhe mua, edhe dosjen time. Atë i them Fatmiri publikojeni sa ta gjeni, se është publike. Shumë operacion i dyshimtë, të jemi të sinqertë, i dyshimtë aq sa ishin statuset në Facebook të Erion Veliajt. Ta ndjekin. Një gjë mund të ju them, që qytetarët po kuptojnë çdo ditë e më shumë kontrollin fatal të drejtësisë nga Edi Rama, kjo është e vërtetë dhe për ne kjo ka rëndësi.
Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuara ka reaguar sot zyrtarisht për sulmin kibernetik të ndodhur ndaj e-maileve të disa prokurorëve. Sipas SPAK, ndërhyrja ka ndodhur më 12 mars, ku janë marrë disa informacione nga e-mailet e prokurorëve, por sistemi i brendshëm i IT-së nuk është cenuar. Sipas tyre, dosjet kanë mbetur të pacënuar. Për ndërhyrjen, dy persona janë arrestuar, Arnold Rrokaj, i dyshuar për realizimin e ndërhyrjes dhe Zambak Gjoni. Përveç hetimit penal, SPAK ka nisur një hetim të brendshëm administrativ për të verifikuar sigurinë e sistemit të IT-së të institucionit./ZËRI