Politikë

Kuvendi i Shqipërisë publikon postimin "Voto PS", reagimi: Nuk jemi përfshirë në fushatë!

Krahas fotos u bë një ftesë për të votuar socialistët. Por postimi u fshi menjëherë dhe u pasua me një sqarim nga Kuvendi.

k.m.
Kuvendi i Shqipërisë publikon postimin "Voto PS", reagimi:
Foto ilustruese

TIRANË- Kuvendi i Shqipërisë postoi një mesazh elektoral, i cili u fshi menjëherë. Në faqen zyrtare në Facebook të Kuvendit të Shqipërisë, u publikua një foto me numrin 5, që në fletën e votimit do ta mbajë Partia Socialiste. Krahas fotos u bë një ftesë për të votuar socialistët. Por postimi u fshi menjëherë dhe u pasua me një sqarim nga Kuvendi. Në reagimin zyrtar, Kuvendi mohon të ketë shkelur ligjin duke u bërë pjesë e fushatës elektorale. Sipas tyre nuk ka ndodhur asnjë lapsus, por mohuan se një postim i tillë nuk ka ndodhur.

POSTIMI PËR PS: 

VOTO 5 nga e majta në të djathtë, bashkë për Shqipërinë 2030 në Bashkimin Europian, drejt e në qendër të fletës së votimit, PS/Edi Rama

Kuvendi i Shqipërisë publikon postimin "Voto PS", reagimi:

REAGIMI I KUVENDIT:

Kuvendi i Shqipërisë është një institucion demokratik pluralist gjithëpërfshirës, përfaqësues i vullnetit të popullit dhe i të gjitha forcave politike. Sqarojmë opinionin publik se shërbimet e Kuvendit, gjatë ushtrimit të detyrave të tyre, bazohen në parimet e profesionalizmit dhe paanshmërisë. Kuvendi i Shqipërisë garanton opinionin publik se administrata dhe shërbimet, faqja dhe rrjetet sociale të tij nuk janë përfshirë dhe nuk do të përfshihen në asnjë mënyrë dhe në asnjë formë në fushatën e zgjedhjeve parlamentare. Zyra e Shtypit e Kuvendit./ZËRI

Poll

MOS HUMB