Politikë

"I lini fëmijët rrugve, nuk dini ti mbroni", Rama: U them familjeve të të miturve do ta paguani

Ndërkohë për studentët që ikin nga shkolla dhe dhunojnë Policinë, nuk do të kenë arsim falas, bursa dhe mbështetje financiare.

F.I
"I lini fëmijët rrugve, nuk dini ti mbroni", Rama: U them
Edi Rama

TIRANË-Kryeministri Edi Rama gjatë takimit të sotëm me efektivët e policisë, ka deklaruar se prindërit që lënë të miturit në protestë dhe studentët që janë pjesë e saj do ta paguajnë. Rama u shpreh se prindërit do të mbajnë përgjegjësi financiare për dëmet e shkaktuara, nëse nuk marrin përgjegjësinë për fëmijët e tyre. Ndërkohë për studentët që ikin nga shkolla dhe dhunojnë Policinë, nuk do të kenë arsim falas, bursa dhe mbështetje financiare.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by ZËRI (@zeri.albania)

Edi Rama: Kush i është vënë në dispozicion këtij plani ogurzi, do të paguajë. U them të gjitha familjeve të atyre të miturve: Do të paguani në rast se nuk do të mbani përgjegjësinë tuaj për ata fëmijë, në rast se nuk dini ju t'i mbroni fëmijët tuaj dhe i lini rrugëve, nga 15, 14, 13 apo 16 vjeç, që të marrin rolin e mburojës së atyre të tjerëve që janë mbrapa. Atëherë, fatura financiare për të gjitha këto dëme do t'ju përndjekë deri në fund. U them të gjithë atyre të tjerëve që ikin nga shkolla për të dhunuar Policinë, që nuk do të kthehen në shkollë normalisht, pa pasoja administrative për këtë. Nuk do të kenë arsim falas. Ata studentë që dalin dhe dhunojnë Policinë e Shtetit nuk do të kenë bursa, nuk do të kenë mbështetje financiare nga shteti.

Nëse duan të vazhdojnë universitetin, pasi kanë hedhur gurë ndaj prindërve të fëmijëve të tjerë të Shqipërisë, që janë fëmijët e efektivëve të Policisë apo që janë fëmijët e kujtdo që është në anën e shtetit, asnjë kokërr leku nuk do të marrin ata nga taksat e shqiptarëve, për asgjë. Sepse me taksat e shqiptarëve do të riparojmë trotuaret, me taksat e shqiptarëve do të riparojmë semaforët, me taksat e shqiptarëve do të riparojmë kamerat që ata shkatërruan, tabelat, stolat. Me taksat e shqiptarëve do të zëvendësojmë pemët. Nuk do të paguajmë nga taksat e shqiptarëve për ca djem dhe vajza që kujtojnë se u bë deti kos për Antifa-n dhe për gjithë çfarëdolloj delirantësh.

Poll

MOS HUMB