
TIRANË-Pandeli Majko, një prej figurave më të njohura dhe të vjetra të Partisë Socialiste, ka reaguar për herë të parë, pas humbjes së mandatit të deputetit në zgjedhjet e 11 majit. Majko ishte pjesë e listës së hapur të PS-së, por nuk arriti të fitojë mjaftueshëm vota për të siguruar një vend në Kuvend.
Duke falenderuar qytetarët për mbështetjen e marrë, me një postim të shkurtër: Faleminderit.

Kjo është hera e parë që nga viti 1992 që ai nuk arrin të zgjidhet në Kuvendin e Shqipërisë. Bashkë me të edhe disa deputetë me karrierë të gjatë parlamentare dhe funksionarë të lartë politikë nuk fituan besimin e qytetarëve, duke ngelur kështu jashtë Parlamentit të ri./ZËRI