Politikë

Jo vetëm 'Shqipëria e re'/ Spiropali bën lëvizjen e radhës: Hap zyrë të re në Bllok, takime me deputetë të PS

Teksa sot deputetja njoftoi se ka dorëzuar në Asamblenë Kombëtare të Partisë Socialiste mocionin për hapjen e debatit mbi “Marrëveshjen për Shqipërinë e re”, në anën tjetër po zhvillon takime jashtë strukturave zyrtare të partisë.

F.I
Jo vetëm 'Shqipëria e re'/ Spiropali bën lëvizjen
Elisa Spiropali

TIRANË-Deputetja e Partisë Socialiste, Elisa Spiropali prej kohësh tashmë është distancuar nga linja e mazhorancës. Lëvizjet e fundit të saj kanë ngritur dyshime për distancim nga Partia Socialiste. Teksa sot deputetja njoftoi se ka dorëzuar në Asamblenë Kombëtare të Partisë Socialiste mocionin për hapjen e debatit mbi “Marrëveshjen për Shqipërinë e re”, në anën tjetër po zhvillon takime jashtë strukturave zyrtare të partisë.

Sipas raportimeve të fundit mediatike ish-Ministrja e Jashtme ka marrë me qira prej disa javësh një ambient në një zonë të frekuentuar të ish-Bllokut, ku janë parë të hyjnë dhe të dalin disa ish-ministra të qeverisë Rama, të cilët aktualisht janë deputetë të grupit parlamentar socialist. 

Lëvizjet e deputetes vijnë pas një sërë postimesh në rrjete sociale dhe debatesh me kryeministrin Edi Rama në mbledhjet e Grupit Parlamentar të PS, me qëndrime kundër mazhorancës. Spiropali është shprehur se Shqipëria ndodhet në një fazë të re zhvillimi, ku sfida kryesore është forcimi i kufizimeve të brendshme të pushtetit dhe rritja e kontrollit institucional mbi të. Me nismat e fundit, mbetet e paqartë e ardhmja e Spiropalit në politikë.

Poll

MOS HUMB