Politikë

"Rilindja Urbane 2.0", Rama prezanton programin: Investim prej 1.5 miliardë euro

Gjatë prezantimit të programit, Rama tha se faza e re nuk është thjesht një vijim i projektit të parë të Rilindjes Urbane, por një kapërcim në një nivel të ri me standarta të reja.

zh.ll
"Rilindja Urbane 2.0", Rama prezanton programin: Investim prej 1.5
edi rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka prezantuar programin e ri kombëtar “Rilindja Urbane 2.0”, një nismë që synon të mobilizojë 1.5 miliardë euro për projekte të reja zhvillimi dhe transformimin e qyteteve në Shqipëri.

Gjatë prezantimit të programit, Rama tha se faza e re nuk është thjesht një vijim i projektit të parë të Rilindjes Urbane, por një kapërcim në një nivel të ri me standarta të reja.

Sipas kryeministrit, Shqipëria nuk është më një shoqëri e varfër dhe për këtë arsye qytetarët janë më kërkues ndaj cilësisë së jetës, infrastrukturës dhe shërbimeve. Sipas kreut të qeverisë, kur përmirësohen kushtet, aq më shumë bie në sy ajo që mungon.

“Një program kombëtar ambicioz për të kaluar te Rilindja Urbane 2.0, duke vendosur në dispozicion të këtij kapërcimi një objektiv prej 1.5 miliardë eurosh. Ajo që mendova se është e rëndësishme ta ndaj me ju sot, lidhet jo vetëm me dallimin mes këtij programi të ri dhe programit të parë, por edhe me arsyet që na çojnë në këtë program.

Para disa ditësh pata një komunikim me njërin prej jush, që ishte shumë i acaruar me një grup njerëzish që i kishin dalë në një lloj proteste me një çështje komunitare dhe më tha: “I kam gjetur në llum, mbushur me ferra, në mes të plehrave, ua kam rregulluar, por janë mosmirënjohës”.

Ky është leximi më i gabuar i një reagimi qytetar. Sa më shumë përmirësohen kushtet, aq më shumë bie në sy si e papranueshme ajo që mungon. Kjo nuk është mosmirënjohje, por pritshmëri për standarde të reja.

Ne kemi qenë, por nuk jemi më një shoqëri e varfër. Shoqëritë e varfra janë shumë më tolerante ndaj mungesave, sepse dominon mendësia që “ka edhe më keq”. Ndërkohë që shoqëritë e zhvilluara, apo shoqëritë që hyjnë në një fazë zhvillimi, janë gjithnjë më intolerante ndaj mungesave”, tha Rama./ZËRI

Poll

MOS HUMB