Politikë

'Kam ndërruar parti për ty", Rama ngre dolli me banorët në Vlorë: Unë jam demokrat në det!

Rama foli edhe për projekte të tjera në këtë zonë, ku nuk munguan as batutat me banorët e pranishëm.  

F.I
'Kam ndërruar parti për ty", Rama ngre dolli me banorët
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama mëngjesin e sotëm gjatë inspektimit të rrugës Bunavi – Kërkovë në qarkun Vlorë, e cila ka hyrë në fazën e dytë të ndërtimit, zhvilloi dhe një takim me banorët e zonës. Kreu i qeverisë tha se ky projekt hap një perspektivë të re zhvillimi për shtatë fshatra të njësive Shushicë dhe Llakatund.

Rama foli edhe për projekte të tjera në këtë zonë, ku nuk munguan as batutat me banorët e pranishëm, teksa ngriti dhe një dolli me ta. Kreu i qeverisë tha se ai është demokrat socialist sikurse të rinjtë e FRPD-së

Rama: Birçjen e kam vëlla partie. Sa kohë kemi bashkë? Ka qenë një nga ata që më ka mbështetur, kur këta të tjerët që thonë kemi 70 vjet në parti, thoshin çfarë do ky këtu. Haram qumështi i nënës. Se më shikonin si demokrat. Unë jam demokrat socialist. Unë jam demokrat në det si ata të rinjtë e FRPD të Vlorës. Edhe ata janë me detin, nuk mund të rrijnë në kënetë ata. Kush do të na e japë kafen se po insistojnë shumë. 

Banori: Na duhesh edhe për shumë vite të tjera. 

Rama: Një kafe bëre kaq shumë u vonove për mua. Po çfarë më dini mua ballist? Të ha unë dhe të shoh të tjerët duke më parë mua? Agolli ky është drejtori i Fondit Shqiptar të Zhvillimit. Udhëheqësi i transformimit të madh të Shqipërisë rajonale dhe fondi shqiptar po bën këtë rrugë. Është vullneti i të gjithë këtyre këtu. Këta kanë hedhur italianin prapa në det, i kanë treguar dhëmbët gjermanit kur donte të vinte e të kapte italianin, kanë fshehur hebrenjtë nëpër male dhe s’i kanë lënë t’i hapin gjermanët. Këta kanë rezistuar imperializmit amerikan fuqishëm, sovjetikun s’e llogarisin fare. Kanë kthyer mbrapsht Bashkimin Sovjetik dhe mbajtën nëndetëset peng. Këta për një 1 km rrugë, e di se çfarë bëjnë apo jo? Kështu që më mirë bëja se ta bënë pastaj. Dua të ngre një dolli për të tërë ju bashkë, për partinë tonë nuk diskutohet, për Shqipërinë në BE. Duhet ta fusim në BE.

Pjesë nga diskutimi:

Banori: Kemi ndërruar parti për ty kryeministër

Rama: Ke ndërruar parti për mua?

Banori: Po, që në 2013, po për ty

Rama: Dëgjo, duhet ta dish, parti ka ndërruar edhe Çurçilli kur e kërkon atdheu, se ju i doni me këto figurat botërore.

Banori 2: Ne kemi 70 vjet me një parti

Rama: Ti je tjetër gjë se të ka qëlluar partia e duhur, këtij i qëllo partia e gabuar e ndërroi.

Rama: Je penduar që ke ndërruar parti?

Banori: Në asnjë mënyrë jo

Rama: Ja urdhëro, shiko. Është pak i vështirë ai momenti i ndërrimit, por kalon.

Poll

MOS HUMB