Politikë

Kandidati i PD, Viktor Tushaj: Çdo vit, Shqipërisë i zbrazet një qytet!

Sipas tij, shkak për këtë lëvizje janë bërë pagat dhe pensionet skandaloze, si dhe mosfunksionimi i shkollave dhe spitaleve.

F.m
Kandidati i PD, Viktor Tushaj: Çdo vit, Shqipërisë i zbrazet
Viktor Tushaj

TIRANË- Viktor Tushaj, kandidati për deputet në listën e “Partisë Demokratike-Aleanca për Shqipërinë Madhështore” ka renditur problematikat që ka parë gjatë viteve që ka qëndruar në Lezhë. I ftuar në “Review” në “Euronews”, Tushaj thotë se nga Shqipëria është zbrazur një qytet çdo vit, pasur parasysh që në total janë larguar mbi 1 milionë shqiptarë. Sipas tij, shkak për këtë lëvizje janë bërë pagat dhe pensionet skandaloze, si dhe mosfunksionimi i shkollave dhe spitaleve. Mungesa e medikamenteve është gjithashtu një nga pikat që preku Tushaj.

“Ju falenderoj për mundësinë për të dhënë disa mesazhe edhe për qytetarët e mi. Atmosfera është e qetë, si asnjëherë tjetër. Po bëhet ndryshe nga të gjitha fushatat e tjera, mbase edhe për shkak të kodit elektoral sepse të gjithë po punojnë në një mënyrë tjetër, derë më derë për të bindur qytetarët dhe për të fituar besimin e tyre, ndryshe nga fushatat e tjera që kanë qenë mediatike.

Patjetër që maxhoranca ka mënyrën e saj, që duhet të themi se na e lehtëson pak situatën sepse maxhoranca përballet me atë që ka bërë deri më tani, nuk mundet që pas 12 viteve në pushtet të vijë në zgjedhje me premtime elektorale.

Të rinjtë sidomos i dinë problematikat e zonave, unë i di shumë mirë sepse jetoj në qytetin e Lezhës, edhe pse janë të njëjta në të gjithë vendin,”- tha Tushaj ndër të tjera.

Intervista:

Pyetje: A kërkojnë njerëzit të njëjtat gjëra bazike që kanë kërkuar gjithmonë?

Përgjigje: Kjo është fatkeqësi, të kërkojnë ujë, drita, rrugë, shkollë, që spitali të funksionojë, të ketë ilaçe, të ketë mjaftueshëm infermierë, është fatkeqësi e madhe që pas 30 e kusur vitesh ne përballemi me të njëjtat kërkesa. Ne do të fokusohemi tek gjërat që nuk kanë funksionuar në 12 vitet e fundit, nuk funksionon shkolla në asnjë vend, nuk ka se si të ketë në Lezhë, po ashtu me spitalet. Infrastruktura rrugore lë për të dëshiruar, shpopullimi po ashtu. Të largosh 1 milionë banorë, po ta ndash në vite, do të thotë të largosh 40 mijë banorë në vit. Aq banorë ka Lezha, pra është larguar një qytet në vit. Rrogat dhe pensionet janë skandaloze. Të gjitha këto na e kanë lehtësuar situatën le të themi, në pjesën e fushatës.

Vijmë tek niveli i premtimeve, një pyetje që unë e kam për zotin Tushaj dhe për zotin Aga, pastaj me gazetarët mund të ballafaqohemi me pyetje-përgjigje, si ndahen premtimet nga programi që ka e gjithë aleanca, Partia Demokratike, Partia e Lirisë nga e cila ju vini në këtë aleancë që ka një program tjetër më vete, të integruar brenda dhe sigurisht edhe premtime apo qasje, strategji që ju keni edhe vetë si kandidat në listë të hapur që besoj i vishen pjesës së programit, ballafaquar me problemet që kanë qytetarët në Lezhë?

Viktor Tushaj: Partia e Lirisë ka pasur pesë prioritete, por prioriteti i prioriteteve ka qenë ‘ndal shpopullimit’. Tashmë të gjitha janë pjesë e programit elektoral të Partisë Demokratike-Aleanca për Shqipërinë Madhështore. Shiko, unë i përkas asaj kategorie politikanësh që nuk jam nihilist, pra nuk mohoj çdo gjë të bërë. Por kjo nuk më pengon që t’i them të zezës e zezë dhe të bardhës, e bardhë.

Çfarë është bërë keq përshembull apo çfarë nuk është bërë në ritmet e duhura

Viktor Tushaj: Ajo që kurbinasit, mirdotorët apo lezhjanët i preukopon në mënyrë të vazhdueshme është qeverisja e keqe, e papërgjegjshmja. Nuk mundet që shkollat që kanë pasur nxënës, përshembull në Mirditë, sot është e mbyllur. Para shumë vitesh në shkollat e fshatrave afër Lezhës kishte klasa paralele, të pesta, të gjashta, të shtata, sot ka klasa kolektive. Pra nxënësi i klasës së pestë mëson së bashku me nxënësin e klasës së gjashtë dhe me atë të shtatë. Këto janë problematika të të gjithë Shqipërisë. Premtimet elektorale janë të thjeshta Jonida, ta bësh Shqipërinë madhështore do të thotë ta fusësh në shinat e një normaliteti. Normaliteti do të thotë tu shtosh pensionin pensionistëve, ti ke bërë gjënë më normale. Sepse ti fshihesh pas gishtit, me çfarë mund të jetojë një pensionist kur merr vetëm 90 mijë lekë të vjetra. Apo me këto rroga qesharake që janë në Shqipëri? Si mund të mos ndodhë shpopullimi? Si mundet ta vësh bujqësinë në efiçensë me këtë lloj mbështeteje që i ka dhënë qeveria kur as 6% të GDP-së nuk mbështetet bujqësia shqiptare. Kur Maqedonia shkon deri në 60% e pastaj rriten eksportet. Sot të dhemb shpirti kur shikon fushat e Zadrimës, Torovicës, Kurbinit, Mamurrasit, por edhe pjesët që mund të jenë të punueshme në Mirditë, janë të papunuara, për shkak të mungesës së mbështetjes, qeveria nuk u aka dhënë kurrë. Akoma nuk kanë marrë dëmshpërblimet e para shumë vitesh njerëzit kur u përmbytën. Si mund ta marrë kurajon një bujk që ta punojë përsëri tokë me riskun që mund të përballet me të njëjtën fatkeqësi. Pra kur një shtet nuk të gjendet për arsimin, me 2.5% ti mendon se mund ta ngresh arsimin aty ku duhet, minimuni duhet të ishte 5% e GDP-së mbështetja si për arsimin dhe për shëndetësinë. Si mund të marrësh ilaçet? Me këto ilaçe skandaloze që ne jemi të detyruar të porosisim fëmijët tanë që të na i sjellin nga Italia apo Greqia.

Megjithatë ne këtu jemi prapë tek diagnoza, kur shkon tek qytetarët, u thua çfarë, Partia Socialiste nuk ka dashur t’i bëjë këto gjëra apo nuk ka mundur dhe pse ju jeni ata që doni dhe do të mund t’i bëni?

Viktor Tushaj: Është rruga e gabuar që ka zgjedhur Partia Socialiste apo Rilindja sepse nga etja, nga babëzia për tu pasuruar përmes mbështetjes së oligarkëve, PPP-ve të famshme, koncensioneve të pa asnjë lloj vlere që s’kanë absolutisht asnjë lloj mundësie që të realizoheshin, siç është inceneratori i Tiranës apo dhe të tjera. Çmime skandaloze, pra e jep një rrugë për ta ndërtuar në Lezhë, para 6 vitesh me manualin e çmimeve të Ministrisë së Transportit, rruga Balldre-Milot kushtonte 104 milionë euro për tu ndërtuar. Tani ti e çon në Parlament dhe thua 360 milion. Unë mund ta kuptoj vjedhjen e këtyre që sot kanë në dorë vendimmarrjen për ta dhënë një koncension me 10,20 apo 50% por me 300%? Si mund ta pranojë një popull? Si mund të mos varfërohet një popull nëse ti bën vendimmarrje të tilla. Pra, kjo babëzi për të marrë para përmes koncensioneve, përmes PPP-ve të cilët nuk preken nga njerëzit, patjetër që lë vendin bosh pastaj për të mbështetur arsimin, bujqësinë, shëndetësinë. Të gjitha këto premtime që ne kemi bërë për të përcaktuar minimumin jetik, për ta nxjerrë Shqipërinë nga varfëria ekstreme. Ne nuk mund të fshihemi pas gishtit, nuk themi ta bëjmë ndihmën ekonomike si në Vjenë, 1300 euro.

Ç’na e thua kot?

Viktor Tushaj: Dhe çfarë ka ndihma ekonomike në Austri? Të gjithë artikujt e shportës për tu dhënë mundësi që të ushqehen normalisht njerëzit, biletën e autobusi falas dhe një ditë në javë për të shkuar në kinema për të mos mbetur injorant ai njeri. Ne s’po kërkojmë këto, ne po kërkojmë që ndihma ekonomike të jetë 200 euro. Nuk është e mundur? Patjetër që është e mundur.

Jo, ju nuk po kërkoni, ju do ta bëni. Sepse nëse po përdorim shprehjen ‘po kërkojmë’ , i bie që ju poi a kërkoni dikujt tjetër.

Viktor Tushaj: Mbështetja e gabuar e koncensioneve ka bërë që në buxhetin e shtetit të mungojë 13% e taksave. Ne sot mbledhim 28% të GDP-së. E dini sa mbledh Mali i Zi, 41%, 44% Maqedonia e Veriut. 46% shto dhe 13%. Janë 3.2 miliardë euro në vit, 13 miliardë janë në 4 vite qeverisje, do të thotë që ti koston e përballimit të minimumit jetik, të rritjes së pensioneve, të rritjes së rrogave normale, të rritjes së pagës së mësuesve, sot nuk ke mësues, sot mësuesi i fiskulturës jep matematikë.

Ju do të ulni dhe TVSH-në, si do i mblidhni? Paketa e dhembshurisë është shpenzim, sib ëhen këto? Se e kam bërë këtë emission dhe me ministrin Gonxhe dhe më tha se vetëm paketa që bën PD-ja për rritjen e pensioneve shkon 3.2 miliardë nga 8.

Viktor Tushaj: Jo nuk është aq. Të lutem. Thashë 28% ju fusni patjetër edhe atë që sot është TVSH-ja, ne do ta ulim.

Po shportën do ta ulni fare

Viktor Tushaj: Patjetër. Ju e kuptoni që këto 13% që i mungojnë buxhetit të shtetit janë ato të oligarkëve. Patjetër që do të merren.

A do të bëni koalicion paszgjedhor?

Viktor Tushaj: Jam i bindur që doctor Sali Berisha ka bërë maksimumin pikërisht për të përfshirë në koalicion e madh çdo parti e cila e para ka elektorat dhe ka mbështetje, e dyta nuk ka luftuar me çdo mjet partinë demokratike, aleancën dhe nuk ka vrarë opozitarizmin në Shqipëri. Nuk është bërë palë dhe të punojë pikërisht për maxhorancën dhe të sponsorizojë apo ndikojë që me votat e tyre të rrijë maxhoranca në pushtet. Besoj e keni parë edhe zotin Shehaj që tha unë nuk jam për rrotacionin.

Edhe zoti Bardhi ka thënë iki nga politika nëse kthehet zoti Berisha…

Viktor Tushaj: Jo, përpara se të realizohej, ai tha kam dalë, kam krijuar parti sepse nuk dua rotacion, që do të thotë se ai do Partinë Socialiste në pushtet.

Për të mos e nxjerrë nga konteksti, zoti Shehaj ka thënë, jo vetëm për rrotacionin, unë jam futur për ndryshimin. Në fakt edhe zoti Shehaj, zoti Lapaj apo zoti Qori kanë vendosur si kusht për të mos bashkëpunuar me Partinë Dmokeatike pikërisht sepse ata kanë parasysh të vjetrën në politikë që konsiderojnë Partinë Demokratike me Berishën e Metën në krye apo Partinë Socialiste me Ramën në krye dhe ndryshimin që ata mendojnë se e bëjnë vetë.

Viktor Tushaj: Ju mendoni se është e lehtë të bëhen 26 parti bashkë?

Nuk më duket e pamundur.

Viktor Tushaj: Tregon vullnet.

A do të duhet që ASHM-ja ta ketë në optikë dorën të shtrirë?

Viktor Tushaj: Kjo varet nga rezultati elektoral që ata do të kenë.

Nëse do të kenë rezultat, do t’ia vlentë mendon?

Viktor Tushaj: Nëse vazhdojnë të jenë opozitarë, do të dinë ta shohin në sy të keqen që i është bërë këtij vendi në 12 vite rresht, patjetër. Pse jo. unë nuk marrë përsipër të flas në emër të aleancës, por si politikan mendoj se do të ishte në interes të aleancës ta shqyrtojnë. Unë shikoj në Lezhë, shumë mbështetës të mitë, historikisht të mitë, janë shpërndarë në këto partiçkat e vogla.

Ti do të doje të ishit bashkë?

Viktor Tushaj: Patjetër sepse do të ishin mbështetësit tanë. Por kjo nuk do të thotë që ata e kanë gjetur rrugën e duhur, absolutisht. Sot Shqipëria kishte nevojë për një Opozitë në bllok, të bashkuar, për t’i thënë kësaj të keqeje ndal.

Viktor Tushaj, ish-kryebashkiaku i Lezhës është rikthyer në garë për të marrë një tjetër mandat si deputet në Kuvendin e Shqipërisë nga zgjedhjet e 11 majit. Pas 6 vitesh mungesë në sallën e Kuvendit, Viktor Tushaj garon në listën e hapur të koalicionit "Partia Demokratike-Aleanca për Shqipërinë Madhështore".

Poll

MOS HUMB