Politikë

Kandidatja e PD i thur lavde shëndetësisë në kulmin e fushatës elektorale

Doda është operuar në Qendrën Spitalore Universitare Nënë Tereza dhe përmes një postimi në rrjetet sociale ka falenderuar mjekët, njësoj siç bëri edhe vetë kryeministri Edi Rama ku u operua.

F.m
Kandidatja e PD i thur lavde shëndetësisë në kulmin e
Mesila Doda

TIRANË- Do të jetë deputete edhe për të paktën katër vite të tjera pasi kandidon në listën e mbyllur të “Partia Demokratike-Aleanca për Shqipërinë Madhështore”, por sot ka vendosur të dalë nga rreshti i Opozitës. E kemi fjalën për përfaqësuesen e Partisë Drejtësi Integrim dhe Unitet, Mesila Doda që sot na tregoi se një eksperiencë personale prevalon mbi qindra e mijëra denoncime që janë bërë prej vitesh nga Opozita dhe qytetarët për mjekësinë publike në Shqipëri.

Dhe këtu nuk po flasim për tenderat, por për ata pacientë që lëngojnë dyerve të spitaleve pasi nuk u jepet mjekimi i nevojshëm, për ata që u bëhet ‘ping pong’ nga Onkologjiku e tek çdo bluzë e bardhë e mundshme që u ka në duar, në kuptimin e parë të fjalës, jetën!

Doda është operuar në Qendrën Spitalore Universitare Nënë Tereza dhe përmes një postimi në rrjetet sociale ka falenderuar mjekët, njësoj siç bëri edhe vetë kryeministri Edi Rama ku u operua.

Por, nëse kreu i qeverisë edhe priret ta bëjë një falenderim të tillë, për të nxjerrë në pah risitë që maxhoranca pretendon se ka sjellë në mjekësi, habi na bën kur kjo gjë vjen nga Opozita! Madje, falenderimi këtë herë ka tejkaluar bluza e bardha, pasi Doda flet për një mjekësi me struktura evropiane.

“Sot pas nje nderhyrje ne QSUT, falenderoj nga zemra prof. Arvin Dibra dhe gjithe ekipin e tij dr. Drini Shehu dr. Majlinda Naco dhe gjithe personelin e mjekve dhe infermiereve qe sot me risollen besimin tek mjekesia publike ne Shqiperi. Profesionalizmi, miresjellja dhe gatishmeria e tyre me bene te ndihem si ne nje strukture europiane. Faleminderit nga zemra!!!”- shkruan deputetja në postim.

Kandidatja e PD i thur lavde shëndetësisë në kulmin e
Postimi i Mesila Dodës

Shërim të shpejtë e sa më të mbarë zonjës Doda, por politikisht këto fjalë bien ndesh me atë çfarë Opozita ka raportuar prej vitesh dhe nuk tingëllon shumë korrekte, duke qenë se jemi në kulmin e fushatës elektorale!

Shënim: Ky lajm nuk ka për qëllim të ulë figurën e mjekëve në fjalë dhe as të vërë në dyshim profesionalizmin dhe gatishmërinë e tyre.

Poll

MOS HUMB