
TIRANË-Deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula, në fjalën e tij në parlament u shpreh se duhet që të miratohet projekt-ligji, që çdo deputet të deklarojë nëse ka përdorur Sky Ecc dhe Enro Chat.
Dashnor Sula: Deputetët e Partisë Demokratike, iu kanë kerkuar ju zonja kryetare, Kuvendit të Shqipërisë, një projekt vendim, që deputetët të deklarojnë kush ka përdorur 'Sky Ecc' dhe 'Encrochat' . Po mbushen tre muaj dhe ju nuk po e fusni në kalendar. Gjykata Kushtetuese përdoret nga ju si letër higjenike. Pse keni frikë që të ketë projekt-ligj, që të dihet se kush ka përdorur Sky. Përpara se të dalin listat e kandidatëve për deputetë, duhet ditur se kush ka folur me bandat.
Partia Demokratike ka çuar propozimin në Kuvend ku kërkohet që deputetët të plotësojnë formularin e vetëdeklarimit nëse kanë përdorur apo jo aplikacionet 'SkyEcc' dhe 'EncroCha't. Shkresa mban firmën e kryetarit të grupit parlamentar demokrat, Gazment Bardhi. Në shkresë thuhet se në aktet e dërguara nga autoritetet franceze, belge dhe hollandeze të drejtësisë, rezultojnë komunikime edhe të deputetëve të tjerë me eksponentë të krimit të organizuar, për kryerjen e aktiviteteve të paligjshme. Encro Chat dhe Sky ECC, janë dy nga dhjetra aplikacione të enkriptuara që tashmë janë çkoduar nga agjensitë ligjzbatuese. Aksioni i dekriptimit të tyre ka çuar në pranga disa persona të përfshirë në botën e krimit, por edhe njerëz të botës së biznesit, madje dhe politikës (Jurgis Çyrbja)./ZËRI