TIRANË- Vazhdojnë tensionet në Kuvend! Kryeparlamentarja Elisa Spiropali i mbylli mikrofonin kreut të Partisë Demokratike Sali Berishës. Kjo shkaktoi përplasje mes mazhorancës dhe opozitës, ku demokratët iu afruan foltores në mënyrë protestë.
Menjëherë garda rrethoi foltoren për të ndaluar ata, ndëkohë Berisha hyri live në rrjetin social “Facebook”, pasi iu ndërpre fjala. Pas kësaj, Spiropali i dha dhe 30 sekonda kohë shtesë Berishës për të përfunduar fjalën e tij. /ZËRI
Poll