Politikë

KAS rrëzon PD për të hapur 43 kuti në Vlorë, verifikohen vetëm 4! Shqyrtohen fletët për “Shqipëria Bëhet”

Partia Demokratike pretendon se në të gjithë vendin mungojnë 130 mijë fletë votimi të papërdorura. 

k.m.
KAS rrëzon PD për të hapur 43 kuti në Vlorë,
Pamje nga votat

TIRANË- Komisioni i Ankimeve dhe Sanksioneve rrëzoi sot kërkesën demokratëve për të hapur 43 kuti votimi në Vlorë, ku ishte deklaruar 0 fletë votimi e papërdorur. Partia Demokratike pretendon se në të gjithë vendin mungojnë 130 mijë fletë votimi të papërdorura. 

Megjithatë sot demokratët këmbëngulën dhe me kërkesë të 2 anëtarëve të KAS, u vendos që të hapen dhe të këqyren 4 kuti votimi të qarkut të Vlorës, nga një për secilën Bashki, Vlorë, Selenicë, Sarandë dhe Finiq.

Po ashtu KAS, ka hapur sot një kuti votimi në Vlorë pas kërkesës ankimore të koalicionit “Nisma Shqipëria Bëhet” që drejtohet nga Adriatik Lapaj. Koalicioni “Shqipëria Bëhet” pretendoi se fletët e votimit në Vlorë ishin të pavulosura. Por hapja e kutisë konfirmoi të kundërtën e këtyre pretendimeve.

“U krye këqyrja e kutisë së votimit dhe rezultoi se të gjitha fletët e votimit ishin të vulosura me vulën përkatëse të qendrës së votimit,” tha anëtari i KAS-it, Ledio Braho. 

KQZ e ka mohuar që të kenë munguar fletë votimi, duke sqaruar se diferencat kanë ardhur nga pasaktësi teknike në procesverbalet e disa qendrave të votimit, si edhe nuk janë pasqyruar fletët e votimit për 74 QV, ku është aplikuar votimi elektronik./ZËRI

Poll

MOS HUMB