Politikë

Kërkoi ti merrte mandatin Arjan Ndojës/ Kolegji zgjedhor rrëzon Andja Ullirin, i mbetet ish-prokurorit

Kërkesa e demokrates u rrëzua dhe më parë nga KQZ-ja dhe nga KAS-i, me të njëjtin argument si ai i Kolegjit Zgjedhor.

l.k
Kërkoi ti merrte mandatin Arjan Ndojës/ Kolegji zgjedhor rrëzon
Andja Ulliri dhe Arjan Ndoja

TIRANË- Kolegji Zgjedhor ka rrëzuar sot kërkesë-padinë e deputetes së Partisë Demokratike, Andia Ulliri pas ankimit të saj për të marrë mandatin e deputetes në qarkun e Durrës, madat ky i marrë nga ish-prokurori Arjan Ndoji pas zgjehdjeve të 11 majit në vend.

Ulliri pretendon se nga lista nuk është ruajtur kuota gjinore në qarkun e Durrësit dhe kjo është arsyeja pse mandati duhet t’i shkojë deputetes aktuale. Ajo i është referuar amendamenti të miratuar nga Kuvendi dhe vendimit të Gjykatës Kushtetuese, që kërkojnë që një në tre fitues të jetë nga gjinia më pak e përfaqësuar.

Palët janë paraqitur sot pranë Kolegjit Zgjedhor, ku trupa gjykuese e rrëzoi ankiminim e deputetes pasi dëgjoi pretendimet e dy palëve, avokatit të Arjan Ndojës dhe avokati i Andja Ullirit. Deputetja e PD pas daljes nga Kolegji u shpreh për mediat se u zhgënjye nga seanca dhe se drejtësia mungon, pasi nuk iu lejua të ishte palë e legjitimuar.

“Pas kësaj seance ndjej keqardhjen se si u trajtua kjo seancë, pavarësisht pretendimeve ligjore që nuk ishin me vend, siç ishte vendimi se ne nuk jemi palë e legjitimuar, ndërkohë që kaluan dy seanca në KAS e KQZ ku jemi legjitimuar si palë e interesuar dhe sot kuptuam se një pjesë e kësaj drejtësie që ne aspirojmë mungon dhe nuk mund të bësh as pretendime ligjore”, tha Ulliri.

Kolegji është shprehur se kuotat gjinore janë respektuar dhe nuk mund të konsiderohen të dy listat si një e tërë, siç pretendon ankimuesja.Kërkesa e demokrates u rrëzua dhe më parë nga KQZ-ja dhe nga KAS-i, me të njëjtin argument./ZËRI/

Poll

MOS HUMB