Politikë

Kuvendi pa opozitë! -Çfarë po ‘gatuhet’ brenda PD? Këlliçi: Forumet do vendosin nëse rikthehemi

Edhe vetë kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka lënë të hapura të gjitha opsionet për veprim, nga bojkotimi i Kuvendit deri tek format më ekstreme të protestës brenda sallës.

F.I
Kuvendi pa opozitë! -Çfarë po ‘gatuhet’ brenda PD?
Belind Këlliçi

TIRANË-Shtatori pritet të jetë muaji ku Partia Demokratike do të përcaktojë drejtimin e saj politik, si në raport me Parlamentin ashtu edhe në organizimin e brendshëm. Por disa nga lëvizjet e mundhsme që do të ndjekë opozita, janë raportuar paraprakisht nga demokratët.

Së fundmi deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi u shpreh se rikthimi në kuvend në sezonin e ri parlamentar të opozitës do të vendoset nga forumet e larta të PD.

“Çdo ditë në mënyrë permanente, Berisha vijon të denoncojë të gjitha faktet që kanë vërtetuar se 11 maji ka qenë një farsë e madhe elektorale. Duhet të shohim vendimarrjen e PD për rikthimin apo jo në parlament të opozitës, duhet të shprehen organet e larta të PD, këshilli e forumeve të PD, do të vendosin ata agjendën politike. E rëndësishme është të reflektojmë interesin e qytetarëve shqiptarë”, tha Këlliçi i ftuar në studion e News24.

Këlliçi nuk është as i pari as i fundit që ka dhënë këtë përgjigje lidhur me zhvillimin normal të jetës parlamentare në shtator, ku edhe vetë kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka lënë të hapura të gjitha opsionet për veprim, nga bojkotimi i Kuvendit deri tek format më ekstreme të protestës brenda sallës.

Gjithsesi mbetet për t'u parë se çfarë do të ndodhë brenda Partisë Demokratike, teksa edhe 9 muaj kanë mbetur nga mbarimi i mandatit të kreut të Partisë Demokratike, Sali Berisha dhe duhet të rihyjë në zgjedhje për kryetar./ZËRI

Poll

MOS HUMB