Politikë

‘Vulosen’ zgjedhjet e 11 majit!! Komisioni Rregullator miraton rezultatin përfundimtar

Presidenti Bajram Begaj, do të dekretojë fillimin e legjislaturës së 11-të brenda 10 ditëve nga përfundimi i Kuvendit të vjetër.

zh.ll
‘Vulosen’ zgjedhjet e 11 majit!! Komisioni Rregullator miraton
foto ilustruese

TIRANË- Komisioni Rregullator (KRR) ka shpallur sot rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve të 11 majit. Në mbledhjen e sotme, Komisioni miratoi në parim rezultatin me 3 vota pro dhe 2 kundër, duke certifikuar zgjedhjet.

Kështu Partisë Socialiste i certifikohet rezultati i 83 mandateve, Partia Demokratike me 50 mandate, Partia Social Demokrate me 3 mandate, Partia Mundësia me 2 mandate dhe Nisma Shqipëria Bëhet, 1 mandat.

Ky hap shënon mbylljen zyrtare të procesit zgjedhor dhe çel rrugën për Kuvendin e ri. Presidenti Bajram Begaj, do të dekretojë fillimin e legjislaturës së 11-të brenda 10 ditëve nga përfundimi i Kuvendit të vjetër. Miratimi i rezultatit nga Komisioni Rregullator do të pasohet më pas me mbledhjen e parë të Kuvendit, ku do të zhvillohet edhe seanca e konstituimit. Kuvendi i ri pritet të mblidhet më 10 shtator.

Opozita ankimoi të gjitha rezultatet e qarqeve dhe për këtë arsye, Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve vendosi të hapë pjesërisht disa kuti në Durrës dhe Elbasan dhe plotësisht në Fier dhe Tiranë. Por, edhe pas procesit të rinumërimit nuk pati ndryshim të rezultatit./ZËRI

Poll

MOS HUMB