Politikë

Kontrata e lobingut të PD-së, Rama: 7x7= 6 milionë dollarë

Rama ka ironizuar kryedemokratin Sali Berisha se ka të njëjtën aritmetikë si Lulzim Basha që bënte 7×7 baras 42, sot është 7×7 baras gjashtë milionë dollarë.

I.F
Kontrata e lobingut të PD-së, Rama: 7x7= 6 milionë dollarë
Edi Rama

GJIROKASTËR- Kryeministri Edi Rama ka komentuar sërish kontratën e lobingut të Partisë Demokratike me kompaninë amerikane “Continental”. Rama ka ironizuar kryedemokratin Sali Berisha se ka të njëjtën aritmetikë si Lulzim Basha që bënte 7×7 baras 42, sot është 7×7 baras gjashtë milionë dollarë.

“Këtu në këtë pasqyrë unë ndaloj sa herë bëj këtë prezantim me shumë kënaqësi sepse kjo është një lloj, si të them, përplasje në fytyrë e faktit konkret për të gjithë ata që ndër shumë përqeshje të tjera bëjnë edhe atë përqeshjen “300 mijë vende pune, ku i ke 300 mijë vende pune?”. Kjo është shifra dhe këtu nuk jemi në kushtet e anketimeve, këtu jemi sa ekzaktësisht njerëz të punësuar ka pasur në librat e llogarive të shtetit në 2013 kur unë dhe ne thanë “Do ta shtojmë me 300 mijë”. 1 milion e 23 mijë, ajo është 2024 1 milionë e 327 mijë. Midis 1 milionë e 23 mijëshit dhe 1 milionë e 327 mijëshit unë kam përshtypjen, se këtu në Gjirokastër është vendi i duhur për të mbështetur aritmetikën sepse edhe aritmetika është në hall të madh, aritmetika ka hyrë në një situatë të panjohur për të sepse në Shqipëri është bërë e interpretueshme edhe aritmetika, 7x7=42. Ne habiteshim dhe qeshnim por nuk kishim parë gjë akoma sepse u bë 7x7 6 milionë tani me këtë kontratën e patriotëve që befasisht 3 patriotë nga e njëjta familje në Tropojë ju lindi në zemër të nxjerrin 6 milionë që të mbrojnë Shqipërinë nga unë dhe nga ju dhe që të tregojnë në Amerikë se sa e bukur është këneta.

Është e habitshme se si pastaj, shikoja në një nga ato raportet që më vijnë, në kënetë thuhet: ‘’po ça kanë këto, ça janë këto 6 milionë? këto s‘janë asgjë në krahasim me ça ka bërë narkoregjimi; këto s’janë asgjë në krahasim me ç’ka bërë Edi Rama’’. Domethënë është fundi ky, fundi”, tha Rama./ZËRI

Poll

MOS HUMB