Politikë

VD- Korreshi vjen me "dhurata" në Kuvend, sjell burrin e “Diellës”: Do i kërkojmë dorën Ramës!

Korreshi kishte sjellë me vete një tru kompjuteri të cilit i kishte vendosur një kollare dhe duke e prezantuar si bashkëshortin e ministres "Diella", ndërsa thotë “Do i kërkojmë dorën Ramës”. 

zh.ll
VD- Korreshi vjen me "dhurata" në Kuvend, sjell burrin e
Saimir Korreshi

TIRANË- Seanca plenare në kuvend ka nisur me tension e debate mes palëve, ndërs në ambientet e jashtme të Parlamentit, deputeti demokrat Saimir Korreshi ka 'dhuruar' shfaqje. Ai ka  zgjedhur një mënyrë të veçantë për t’u paraqitur sot në seancën plenare në Kuvend, teksa nuk munguan ironitë. Korreshi kishte sjellë me vete një tru kompjuteri të cilit i kishte vendosur një kollare dhe duke e prezantuar si bashkëshortin e ministres "Diella", ndërsa thotë se “do i kërkojmë dorën Ramës”. 

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by ZËRI (@zeri.albania)

“Është bashkëshorti i Diellës. Emrin e ka Diell, Dell për Diell. Meqë ka 15 vite që nuk funksionon ta provojmë me Diellën një herë. Kam ardhur me pajë me vete që të kërkojmë dorën e Diellës Është bllok bateria që Diella të mos vijë vërdallë kot por ta ketë me vete”, tha ai.

Më pas ai ka edhe një tjetër ‘dhuratë’ për Diellën, teksa ka dërguar edhe një bateri të jashtme.

“Tani qejfi u ka të gjithëve të kenë një ministër kështu. Kjo është dhuratë specifike, një bateri e jashtme që ta ketë Diella kur të ikin dritat”, u shpreh Korreshi./ZËRI

Poll

MOS HUMB