
TIRANË-Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve i ka kthyer sërish në burg kreut të Partisë, Ilir Meta, formularin e dekriminalizimit të dorëzuar për zgjedhjet parlamentare të 11 Majit.
Meta nuk kishte deklaruar një ndalim në vitin 1992 për kryengritje, si edhe procesin gjyqësor në Gjykatën e Lartë për audio-përgjimin e Dritan Priftit. Pas riplotësimit, Ilir Meta pritet ta depozitojë sërish në KQZ. Ilir Meta kandidon për deputet në listën e hapur të Partia Demokratike-Aleanca për Shqipërinë Madhështore, në qarkun e Tiranës.
Kreu i Partisë së Lirisë u vu në pranga më 21 tetor teksa po kthehej nga Kosova. Ai kishte planifikuar të mbërrinte në selinë e Partisë së Lirisë ku do të mbante një konferencë me gazetarët, por në hyrje të Tiranës, u ndalua nga efektivët e policisë që i vunë prangat. Policia e Shtetit arrestoi ish-presidentin e vendit Ilir Metën, pasi ai akuzohet nga SPAK për veprat penale: korrupsion, pastrim parash dhe mosdeklarim pasurish. Edhe pse ka kërkuar disa herë një masë më të butë sigurie, me arsyetimin se kërkon të jetë pjesë e fushatës zgjedhore, kërkesat e tij janë rrëzuar nga GJKKO./ZËRI