Politikë

Kreu i misionit të OSBE/ODIHR takim me drejtuesit e PL, Zannier: S’kam qëndrim për Metën, jemi pas drejtësisë

Zannier u shpreh se nuk ka një qëndrim për këtë çështje.

F.I
Kreu i misionit të OSBE/ODIHR takim me drejtuesit e PL, Zannier:
Tedi Blushi dhe Lamberto Zannier

TIRANË-Kreu i misionit vëzhgues së OSBE/ODIHR për zgjedhjet e 11 majit, Lamberto Zannier ka zhvilluar një takim për Sekretarin e Përgjithshëm të Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, në mungesë të kryetarit Ilir Meta. Në përfundim të takimit para mediave Zannier bëri me dije se diskuatuan problematikat e fushatës dhe u informua.

Ambasadori u pyet edhe në lidhje me arrestimin e Ilir Metës dhe qëndrimin zyrtar të misionit që përfaqëson. Zannier u shpreh se nuk ka një qëndrim për këtë çështje.

"Nuk kam një qëndrim në lidhje me këtë çështje dhe nuk mund të jap një mendim apo një gjykim. Qëndrojmë pas shtetit të drejtës, transparencës dhe qëndrojmë pas zbatimit të ligjit të papolitizuar”, tha ai shkurtimisht.

Ndërkohë sekretari Përgjithshëm të Partisë së Lirisë, Tedi Blushi denoncoi qeverinë për cenimin e fushatës dhe zgjedhjeve, duke kërkuar nga OSBE-ODIHR zgjedhje të ndershme, të lira dhe të drejta. Sa i përket arrestimit të kreut të PS-së, Blushi u shpreh se Meta është kryetar i forcës së dytë të madhe të opozitës dhe i treti i politikës prej vitesh, por arrestimi dhe burgosja e tij është bërë për zgjedhjet e 11 majit. 

“Ishte kënaqësi të prisnim ambasadorin Zanier, për t’u informuar lidhur me problematikat në këtë fushatë elektorale, përdorimin ga Rama të administratës dhe aseteve të saj në zgjedhje, si dhe shqetësimet në lidhje me këtë fushatë. E informuam për izolimin e presidentit të Partisë së Lirisë, Ilir Meta, pa gjyq dhe në mënyrë të kundraligjshme e në shkelje të Kushtetutës. Ai është kryetar i forcës së dytë të madhe të opozitës dhe i treti i politikës prej vitesh, por arrestimi dhe burgosja e tij është bërë për zgjedhjet e 11 majit. Pasi ai pothuajse e ka të pamundur të komunikojë me votuesit dhe të bëjë fushatë, pasi i ëhstë mohuar edhe e drejta për t’u takuar me drejtuesit dhe deputetët e PL-së për ta vizituar në institucionin e paraburgimit. Informuam dhe kërkuam zgjedhje të ndershme dhe të drejta, dorëzuam edhe filmime se si po veprojnë patronazhistët për të cenuar fushatën. Jam i bindur se koalicioni ynë do arrijë fitore madhështore më 11 maj dhe programi ynë do votohet masivisht”, tha Blushi.

Ilir Meta kandidon për deputet në listën e hapur të koalicionit Partia Demokratike-Aleanca për Shqipërinë Madhështore, në qarkun e Tiranës.Kreu i Partisë së Lirisë u vu në pranga më 21 tetor teksa po kthehej nga Kosova. Ai kishte planifikuar të mbërrinte në selinë e Partisë së Lirisë ku do të mbante një konferencë me gazetarët, por në hyrje të Tiranës, u ndalua nga efektivët e policisë që i vunë prangat. Policia e Shtetit arrestoi ish-presidentin e vendit Ilir Metën, pasi ai akuzohet nga SPAK për veprat penale: korrupsion, pastrim parash dhe mosdeklarim pasurish. Edhe pse ka kërkuar disa herë një masë më të butë sigurie, me arsyetimin se kërkon të jetë pjesë e fushatës zgjedhore, kërkesat e tij janë rrëzuar nga GJKKO./ZËRI 

Poll

MOS HUMB