
TIRANË- Kryeministri Edi Rama gjatë një takimi në Kashar iu është përgjigjur kritikave për hapjen e fushatës së Partisë Socialistë, kur thanë se e hapi me këngë e valle. Rama tha se më mirë është me këngë dhe valle sesa të hapej me zi ose me oi.
“Na kritikojnë dhe shqetësohen pse e hapni fushatën me këngë e valle, se sipas tyre duhej ta hapnim me zi, me oi, të mblidheshim e të… pse shqetësohen këta? Më mirë me këngë apo se të dilnim të mbanim të gjithë fjalime, imagjino ç’a tmerri. Dhe kur thonë tallava, këta aristokratët që dëgjojnë Beethoven”, tha Rama.
Po ashtu, kryesocialisti u shpreh se rasti e solli atë të kandidonte si deputet për Tiranën, duke e cilësuar këtë si një mision të ri. Gjithashtu, gjatë fjalës së tij ai bëri edhe batuta me një të ri që fishkëllente vazhdimisht.
“Rasti e solli që të jem deputet i Tiranës, nuk kam qenë asnjëherë jam këtë herë dhe për shkak të kësaj detyre…. o zogu po na myte me atë fishkëllimë, do jesh në atë nxehtësinë e dashnisë që fishkëllen e fishkëllen po nuk nigjon kanarina, po ca fishkëllime paske pas me, po na myte me…”, shtoi Rama./ZËRI