
TIRANË- Kryeministri Edi Rama njëherësh edhe kryetari i Partisë Socialiste ka komentuar kritikat që i janë bërë për përdorimin e termit "çyryk". Gjatë një takimi me gratë dhe vajzat në qarkun e Lezhës, Rama sqaroi se çfarë kishte dashur që të thoshte me termin e përdorur, duke e cilësuar si të denjë për të gjithë ata që votojnë Partinë Demokratike. Duke shkëmbyer batuta me të pranishmit në sallë, Rama theksoi se PS ka mbështetjen më të madhe të grave dhe vajzave dhe të të rinjve, dhe do t’i mjaftonin vetëm gjysma e burrave për të fituar.
PJESË NGA FJALIMI:
Rama: Mund të jenë më shumë se gjysma, por gjysma çyryk janë. Po të mos ishin, e dini ku do ishte Shqipëria sot? Se burrat e kanë pasur në dorë për një kohë shumë të gjatë. A është normal një burrë që shkon dhe hidhet në kënetë me kokë?
*ndërhyn një socialiste: Burrat i kemi shumë të mirë!
Rama: Thashë gjysmat, ti s'ke pse mbron atë gjysmë, kapu tek gjysma e mirë. Llogaria është shumë e thjeshtë ne kemi 56% të grave në të gjithë Shqipërinë, kemi votuesit e parë shumicë, na duhet vetëm gjysma e burrave dhe ne fitojmë, jemi në rregull. Kush nuk e pranon që është çyryk, duhet thjeshtë të deklarojë që nuk është me kënetën, por është me BE. Në momentin që insiston që është me Kënetën e ka thënë me fjalët e veta që është çyryk. Pjesa tjetër është prapë interesante, se janë mërizut shumë çyryrkët pse ju thotë Rama vajzave të PS që nëse i dashuri juaj shkon me Kënetën lërini. Jo unë nuk i them ashtu, unë u thëm shpëtojini, por nëse ata insistojnë që të sjhkojnë në kënetë, lërini, mos u hidhi në kënetë. Kanë dhe një gjë çyrykët, nuk e pranojnë humorin. Këta të marrin me libër shpie, të thonë gjërat më të zeza, dhe ju duket nomale, po t’ua kthesh në të njëjtën mënyrë e pranojnë, po të bësh humor me ta çmenden. Ua dhashë recetën se si ta dalloni një çyryk./ZËRI