Politikë

Kryebashkiaku i Lezhës dhe kandidati për deputet i PS kallëzim në Polici: Po na denigrojnë në “TikTok”

Në lidhje me këtë ngjarje, kryebashkiaku i Lezhës, ka reaguar publikisht.

I.F
Kryebashkiaku i Lezhës dhe kandidati për deputet i PS kallëzim
Pjerin Ndreu dhe Admir Kadeli

LEZHË- Kryebashkiaku i Lezhës, Pjerin Ndreu dhe kandidati i Partisë Socialiste, Admir Kadeli kanë depozituar një kallëzim në Polici, se një llogari false në rrjetin social “TikTok” publikon foto dhe video të montuara me mbishkrime fyese ndaj tyre. Kjo llogari në platformën “TikTok” publikon përmbajtje denigruese ndaj Ndreut, ndërsa disa nga pamjet e publikuara janë krijuar me Inteligjencën Artificiale. Në lidhje me këtë ngjarje, kryebashkiaku i Lezhës, ka reaguar publikisht.

“Une e marr me mend kush jeni! Por do ju zbardh ftyren e zeze! Do jete dite e bukur per mua dhe per ju!  Nese gjendet nje mundesi ne bote, po jua them se do e gjej! Rrace e shemtuar njerezish qe i beni rende kesaj toke! Ptu…E merrni me mend se ku do e keni vendin..ne burg dmth!”, shprehet Ndreu.

Platforma e TikTok është e mbyllur në vendin tonë me një vendim të Kryeministrit Edi Rama. Por, shumë përdorues kanë shkarkuar aplikacione të ndryshme “VPN”, në mënyrë që të kenë akses në platformë./ZËRI

Poll

MOS HUMB