Politikë

Kush është ministri nën hetim nga SPAK? Lista: Emrat që u thirrën 2022-2025

ZËRI ka bërë një listë të anëtarëve të kabinetit qeveritar, duke rikthyer edhe njëherë në vëmendje akuzat e ngritura ndaj tyre nga opozita.

k.m.
Kush është ministri nën hetim nga SPAK? Lista: Emrat që u
Foto ilustruese

TIRANË- "Një ministër është nën hetim,"-kjo deklaratë e bërë nga Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, si përgjigje e interesit të gazetarëve ka trazuar "qetësinë" në të cilën duket se ka rënë politika në vend pas zgjedhjeve parlamentare të 11 majit. Që nga publikimi i përgjigjes së SPAK, në rrjet dhe në media nuk kanë reshtur aludimet për të zbuluar se cili apo cila nga anëtarët e kabinetit qeveritar është në lupën e SPAK. Ndërkohë, Prokuroria e Posaçme është treguar edhe njëherë hermetike për të mos zbuluar asnjë detaj nga hetimet që duket se ende janë në vijim. 

Në këto kushte, mund të bëjmë vetë një deduksion se kush po hetohet nga SPAK. ZËRI ka bërë një listë të anëtarëve të kabinetit qeveritar, duke rikthyer edhe njëherë në vëmendje akuzat e ngritura ndaj tyre nga opozita. "Shtesë" mund të jetë edhe fakti nëse ministrat janë paraqitur në SPAK për të dhënë dëshmi, apo për t'u marrë në pyetje nga hetuesit e Prokurorisë së Posaçme.

KABINETI RAMA: 

Kush është ministri nën hetim nga SPAK? Lista: Emrat që u

Zëvendëskryeministër, Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë- Belinda Balluku

Kush është ministri nën hetim nga SPAK? Lista: Emrat që u

Në maj të vitit që lamë pas, në SPAK shkoi edhe ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku. E thirrur nga prokurori Dritan Prençi, u aludua se ajo ishte marrë në pyetje si person në dijeni për inceneratorin e Tiranës. Në një prononcim shkurt për mediat, ajo tha se u thirr për dosjen e inceneratorit.

“Ishte një thirrje sa i përket dosjes 255 që është inceneratorit i Tiranës. Duhet të jepja disa sqarime që shpresoj të ketë shërbyer për zbardhjen e kësaj dosje. Kjo është ndarja e vërtetë e pushteteve. Pra qeveria ka punën e saj, parlamenti ka punën e tij dhe drejtësia punën e tij. Ne jemi këtu për ta mbështetur. Kjo është një dosje që ka bërë pis të madh dhe të vogël, për të ndarë njëherë e mirë të mirën nga e keqja, punën e ndershme nga abuzimi i pafalshëm,”- tha ministrja. Por, zv.kryeministrja është ndër më të kallëzuarat në SPAK nga opozita për disa çështje të ndryshme që kanë të bëjnë me kabinetin që ajo drejton. Së fundmi, është kallëzuar edhe nga kreu i grupit parlamentar, Gazment Bardhi, për krime zgjedhore gjatë kohës që ajo ishte drejtuese politike e qarkut të Fierit. 

Ministër për Evropën dhe Punët e Jashtme- Igli Hasani

Nëse Hasani do të ishte nën hetim, do të ishte surprizë, pasi emri i tij nuk është përfolur kurrë dhe nuk ka shkuar kurrë në SPAK.

Ministër i Mbrojtjes- Piro Vëngu

As vetë Vëngu nuk ka shkuar kurrë në SPAK, por kallëzimet për të po. Që kur u emërua në postin e ri, opozita e Partisë Demokratike ka dorëzuar për të disa kallëzime, lidhur me detyrën e tij si drejtori i Autoritetit Portual të Durrësit. 

Ministër i Brendshëm- Ervin Hoxha

E njëjta situatë është edhe për ministrin e Brendshëm, Ervin Hoxhën. Edhe ky i fundit është kallëzuar nga opozita, por deri më tani nuk ka pasur shfaqje të tij para Prokurorisë së Posaçme.

Ministër i Financave- Petrit Malaj

Ministri i Financave, përveç përplasjeve parimore dhe debateve të rastit me opozitën, nuk ka pasur asnjë akuzë nga kundërshtarët e tij politikë. Për më tepër që para se të merrej me politikë, nuk ka mbajtur poste në administratë. 

Ministër i Drejtësisë- Ulsi Manja

Manja, edhe pse është një nga emrat më të akuzuat nga kryedemokrati Sali Berisha për shkak të postit që ai mban dhe ndikimin që i lejon detyra mbi Burgjet, sërish nuk ka asnjë kallëzim zyrtar që të ketë përfunduar në SPAK. Po ashtu, as nuk ka shkuar kurrë për të dhënë dëshmi. 

Ministër i Arsimit dhe Sportit- Ogerta Manastirliu

Kush është ministri nën hetim nga SPAK? Lista: Emrat që u

E kundërta ka ndodhur me kolegen e Manjës. Më 19 Shkurt 2024, ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu u paraqit në Prokurorinë e Posaçme për të dhënë llogari për postin e saj të mëparshëm, atë të ministres së Shëndetësisë. Manastirliu u paraqit në SPAK në cilësinë e personit që ka dijeni mbi çështjen e Sterilizimit në kohën kur ka drejtuar Qendrën Spitalore Universitare "Nënë Tereza". Për të njëjtën dosje po gjykohet paraardhësi i saj në detyrë, Ilir Beqaj. 

Ministër i Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale- Albana Koçiu

Edhe Koçiu për momentin nuk ka akuza zyrtare, por mund të jetë në "lupën" e SPAK sa i përket çështjes së mungesë së ilaçeve në spitalin Onkologjik. Çështje kjo që prej vitesh është "bërtitur", jo vetëm nga politika dhe media, por edhe nga qytetarë të thjeshtë që duhet të luftojnë për jetën. 

Ministër i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit- Blendi Gonxhja

Kush është ministri nën hetim nga SPAK? Lista: Emrat që u

Si ministër jo, por si drejtori i Drejtorisë së Përgjithshme të Transportit Rrugor (DPSHTRR), po. Blendi Gonxhja shkoi në SPAK më datë 22 korrik 2022. Asokohe, raportohet se Gonxhja ishte thirrur pas një kallëzimi të dorëzuar nga "Nisma Thurje" që e akuzonte se ai kishte kryer disa vepra penale nëpërmjet shpërdorimit të detyrës dhe shkeljes së barazisë në tendera. Por pasi doli nga SPAK, Blendi Gonxhe mohoi aludimet se ndaj tij kishin nisur hetimet. 

"Nuk ka lidhje DPSHTRR për këtë, isha për një verifikim, për një sqarim, nuk ka lidhje me detyrën tim. Është një çështje që është në hetim, nuk ka lidhje as me ministrinë, as me rrugët, është një çështje rutinore, nuk erdha nga dera e pasme. Deklarova për një situatë që me pyetën që nuk ka lidhje dhe rëndësi. Nuk ka lidhje me instituconin shtetëror, as me tendera e krim, më vjen keq që ju zhgënjeva,:-tha ai pasi doli nga SPAK.

Ministër i Turizmit dhe Mjedisit- Mirela Kumbaro

Edhe pse ka mbajtur disa herë postin e ministrit, as Mirela Kumbaro nuk e ka parë ndonjëherë derën e SPAK.

Ministër i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural- Anila Denaj

Kush është ministri nën hetim nga SPAK? Lista: Emrat që u

Por ndyshe nga Kumbaro, Denaj po...ka shkuar në SPAK! Në gusht të vitit 2023, asokohe ish-ministrja e Financave, Anila Denaj u mor në pyetje në lidhje me koncesionin e Sterilizimit.

Ministër Shteti për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit-Delina Ibrahimaj

Ministre e Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin- Adea Pirdeni

Ministër i Shtetit për Rininë dhe Fëmijët- Bora Muzhaqi

Edhe 3 ministret pa protokoll, janë disa emrat për të cilët nuk ka ndonjë dijeni se mund të ketë ndonjë dosje në SPAK. 

Ministër i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin- Taulant Balla

Kush është ministri nën hetim nga SPAK? Lista: Emrat që u

Ish-ministri i Brendshëm, Taulant Balla ka shkuar në SPAK vitin që lamë pas, edhe si kallëzues i dosjes "Partizani", për të cilën ish-kryeministri Sali Berisha dhe dhëndri i tij, Jamarbër Malltezi, janë zyrtarisht nën akuzë. Por po ashtu, Balla është emri më i akuzuar i kryedemokratit Sali Berisha, si një nga zyrtarët që ka pasur në pronësi të tij në llogari në rrjetin e enkriptuar "SkyECC". Po ashtu, Berisha e ka akuzar për lidhje me krimin, por kurrë nuk i ka materializuar në padi që  më pas të jenë depozituar në SPAK. 

Ministër i Shtetit për Pushtetin Vendor- Arbjan Mazniku

Kush është ministri nën hetim nga SPAK? Lista: Emrat që u

Më 22 Korrik 2024, në SPAK ishte edhe ministri për Pushtetin Vendor, Arbjan Mazniku. Ky i fundit u mor në pyetje lidhur me hetimet që po kryheshin për dosjen "5D". Mazniku, ish-nënkryetar i bashkisë së Tiranës, ka dhënë deklarime si person në dijeni duke ju përgjigjur fletëthirrjes së prokurorit Klodian Braho.

Por nuk janë të vetmit që kanë shkuar për t'u përgjigjur para SPAK. Para dyerve të Prokurorisë së Posaçme janë paraqitur edhe: Niko Peleshi, Ervin Mete, apo dhe Shkëlqim Cani, por asnjë prej tyre nuk e mban më postin e "ministrit", ndaj me gjasa, personi nën hetim nuk është asnjë prej tyre. Se për cilin apo cilën bëhet fjalë, mund ta zbulojë vetë dhe vetëm SPAK!/ZËRI

Poll

MOS HUMB