Politikë

Paralajmërimi i Veliajt nga qelia: Më arrestuan dhe më poshtëruan...por karma e gjen rrugën!

Sipas Veliajt, "karma" e arrestimit të tij, edhe pse po vonon, do të veprojë mbi ata që e deshën rrëzimin dhe arrestimin e tij.

k.m.
Paralajmërimi i Veliajt nga qelia: Më arrestuan dhe më
Erion Veliaj

TIRANË- Erion Veliaj ndodhet në burg, por një rrjet social e ka më aktiv se kurrë! Në "TikTok", kryebashkiaku i arrestuari i Bashkisë së Tiranës, sigurohet që të mos i humbasë asnjë trend. Në më të fundit, thekson karakteristikat e tij "mashkullore", duke përdorur këngën e Rihanna-s si sfond ku dëgjohet: A man! (Një burrë)

Por përtej trendit, Veliaj përcjell edhe një paralajmërim! Sipas Veliajt, "karma" e arrestimit të tij, edhe pse po vonon, do të veprojë mbi ata që e deshën rrëzimin dhe arrestimin e tij. Madje, me ironi, ka edhe një urim për ata që do ta pësojnë pas tij. Megjithatë, tregohet i kujdesshëm që të mos përmendë asnjë emër. 

"Më arrestuan dhe më poshtëruan...e di që kjo i bëri të ndjeheshin mirë. Por karma gjithmonë e gjen rrugën, edhe nëse është me vonesë. Shpresoj vetëm të jenë po aq të fortë sa isha unë. Nuk kam zgjedhur kush hyn në këtë zyrë, i kam mirëpritur të gjithë sepse kështu bën një kryetar Bashkie,"-shkruan Veliaj.

VIDEOJA E VELIAJT:

Me kë e ka vallë Veliaj?

Erion Veliaj u vendos në pranga më 10 Shkurt. Që prej asaj dite, Veliaj është mbajtur në qelinë e paraburgimit me kërkesë të Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, pasi mbi të rëndojnë disa vepra penale. SPAK e akuzon Veliajn se bashkë me të shoqen ka krijuar një skemë përfitimi ryshfetesh për pasurim personal përmes një numri organizatash 'OJF'.

Kështu kanë përfituar së paku 1.1 milionë euro në 9 raste. Veliaj akuzohet se ka përfituar vila në Qerret, ndërsa Xoxa akuzohet se ka shpenzuar rreth 890 mijë euro në blerje veshjesh dhe bizhush online. Veliaj është lënë në masën "arrest me burg", ndërsa Xoxa në "detyrim paraqitje", ndërsa për 6 biznesmenët që dyshohen se kanë bashkëpunuar me Veliajn janë lënë në "arrest shtëpie" dhe "detyrim paraqitje."/ZËRI

Poll

MOS HUMB