Politikë

Kuvendi nis me debate, Berisha: Parlamenti të zhbëhet, mos fol ti atje...bëheni avokatë të Vora Hysenit

Në qendër të diskutimeve është Reforma Territoriale dhe arresti i ish-drejtoreshës së SHISH, Vlora Hyseni. 

F.I
Kuvendi nis me debate, Berisha: Parlamenti të zhbëhet, mos fol ti
Sali Berisha

TIRANË-Kuvendi po zhvillon sot seancën plenare, ndërsa jashtë Parlamentit qyetetarët janë mbledhur në protestë. Për të parandaluar çdo incident të mundshëm dhe për të garantuar lëvizjen e ligjvënësve, shërbimet e policisë ndërhynë duke larguar qytetarët dhe duke pastruar perimetrin e daljes nga ndërtesa.

Pas javës së gjelbër, deputetët do të ngrejnë shqetësimet e banorëve të zonave ku u përkasin, por debatet mes opozitës dhe mazhorancës nuk kanë munguar. Në qendër të diskutimeve është Reforma Territoriale dhe arresti i ish-drejtoreshës së SHISH, Vlora Hyseni. Kjo e fundit u komentua sërish në foltoren e Kuvendit nga kryedemokrati Sali Berisha, i cili akuzoi mazhorancën se po shmang debatin për këtë çështje.

Sali Berisha: Ky parlament nuk meriton të qëndrojë i mbledhur asnjë orë, asnjë ditë. Për çdo qytetar shqiptar, për çdo patriot shqiptar, pavarësisht nga bindjet e tij, çështja më themelore është çështja se si piramida e sigurisë së tyre u faktua totalisht piramidë e narkoshtetit, e krimit, e karteleve të drogës. Çfarë jeni ju, avokatë të akteve të tilla, sepse vetë një pjesë e juaj është anëtare bandash? Tani bëheni avokatë të Vora Hysenit. SHISH-i është një institucion, jo person.  Ju vini mbi interesat e shqiptarëve. Shefen e shërbimit informativ e rekrutojnë mafiet. Ku e gjeni ju këtë moral? Skllevër të padrinos, ky parlament duhet të zhduket sa më parë, jo përfaqëson, por shkelmon çdo interes të shqiptarëve. Si mundet?! (Drejtohet nga pala socialiste në sallë) Pusho, mos fol ti atje. Lëri ato qëndrime histerike.

Poll

MOS HUMB