Politikë

'Territorialja' të enjten në Kuvend, Balla: Do votojmë pro! Braçe-Sinaj kundër? S'është hera e parë që...Në protesta s'janë banorë

Sa i përket protestave të qytetarëve nga Memaliaj që kundërshtojnë draftin e PS-së që parashikon shkrirjen e bashkisë së tyre dhe bashkimin me Tepelenën, Balla u shpreh se ata nuk janë banorë por punonjës të bashkisë. 

zh.ll
'Territorialja' të enjten në Kuvend, Balla: Do votojmë
taulant balla

TIRANË- Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla foli për votimin e Reformës Territoriale në Kuvendit, ditën e enjte. Nga Kryesia e Kuvendit, Balla u shpreh se vendi ka nevojë për bashki më të forta, duke thksuar sipas tij, se bashkitë e mëdha krijojnë më shumë të ardhura. 

Sa i përket protestave të qytetarëve nga Memaliaj që kundërshtojnë draftin e PS-së që parashikon shkrirjen e bashkisë së tyre dhe bashkimin me Tepelenën, Balla u shpreh se ata nuk janë banorë por punonjës të bashkisë. 

“Rruga drejt BE kërkon vendime të vështira PS në Kuvendin e Shqipërisë për reforma të rëndësishme, është e bashkuar. Mos të harrojmë, jemi në një fazë të procesit ku na duhen bashki të forta, për të qenë konkurruese, për të qenë gati që të aplikojmë si bashki që anëtare të BE. Nuk është vetëm Shqipëria që duhet të marrë këto hapa. Ata që protestojnë nuk janë banorë të Memalijat, por punonjës të bashkisë. Këtu duhet kuptuar koncepti i reformës, banorët e vërtetë të Memaliajit, nuk kanë interesa të lidhura me bashkinë.”, tha Balla.

I pyetur për qëndrimin e dy deputetëve socialistë, Erion Braçe dhe Vullnet Sinaj, të cilët kanë votuar kundër draftit në mbledhjen e grupit parlamentar, Balla tha se raste të tilla kanë ndodhur edhe më parë. Sipas tij, votimi në grup nuk është votimi përfundimtar dhe deputetët mund të kenë një tjetër qëndrim gjatë votimit në Kuvend.

“Jo sot, por gjithmonë në mbledhjen e grupit ka raste që deputetët kanë mendimet e tyre, votojnë edhe kundër, por në fund është votimi tjetër që pason, që është votimi politik. Të gjithë deputetët duhet ta dinë se si të ecim përpara në këtë proces. Javës tjetër kemi Konferencën e radhës Ndërqeveritare me BE, që mbyllim edhe një kapitull tjetër. Ky është ndërgjegjësimi politik”, tha Balla.

Në mbledhjen e Grupit Parlamentar të PS-së, këtë të hënë, dy deputetet Vullnet Sinaj dhe Erion Brace janë shprehur kundër ndarjes se re territoriale që parashikon shkrirjen e 15 bashkive. Vendimi i tyre vjen vetëm 3 ditë para votimit në Kuvend, teksa miratimi i reformës territoriale kërkon 84 vota. /ZËRI

Poll

MOS HUMB