TIRANË-Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar me 79 vota pro, 1 abstenim dhe 0 kundër projekt-rezolutë për shpalljen e Iranit sponsor të terrorizmit dhe shtet që përdor mjete terroriste. Vota abstenim ishte nga deputeti i Lëvizjes Bashkë, Redi Muçi, ndërsa prezent nga opozita ka qenë edhe deputeti Erald Kapri. Rezoluta u miratua pa prezencën e deputetëve të opozitës, të cilët lajmëruan një ditë më parë se nuk do të marrin pjesë në seancë.
PD deklaroi një ditë më parë se do të bojkotonte, pasi sipas tyre nuk është një seancë normale parlamentare, por një mbledhje e thirrur për axhendën personale të Kryeministrit Edi Rama dhe të kreut të Kuvendit Niko Peleshi, pa një rend dite të miratuar apo të shpallur zyrtarisht dhe në shkelje të procedurave që parashikon Rregullorja e Kuvendit.
Kreu i grupit të PS, Taulant Balla teksa prezantoi në Kuvend pr.rezolutën e PS për shpalljen e Iranit shtet sponsor të terrorizmit. tha se i vjen keq që sot opozita nuk është në seancë.
“Keqardhje për mungesën sot në këtë seancë të deputetëve të 3 grupeve parlam të op, të cilët nuk ditën në një moment solemn, nuk dolën sot mbi interesin evogël të javës të njoftuar për një tjetër protestë pa krye, të vinin në seancën e kKuvendit të Shqipërisë dhe të mbështesnin këtë qëndrim të domosdoshëm, urgjent dhe të nevojshëm në këtë kontekst të ri pas zhvillimeve, pas sulmit kibernetik. Por edhe për zhvillimet që lidhen me bllokimine Kanalit të Hormuzit,"-u shpreh Balla.
Rezoluta dënon sulmet kibernetike të Iranit kundrejt institucioneve të Shqipërisë, ku i fundit ishte ndaj Kuvendit dhe u bën thirrje vendeve të tjera demokratike dhe organizatave ndërkombëtare që të shqyrtojnë masa të koordinuara kundër terrorizmit të sponsorizuar nga shtetet dhe të forcojnë bashkëpunimin ndërkombëtar në luftën kundër këtyre kërcënimeve.