Politikë

Lapaj paditi KAS dhe KQZ që e lanë pa mandat deputeti, Kolegji Zgjedhor do të shqyrtojë ankimimin më 13 gusht

Në ankimim, Lapaj pretendon se e ka fituar mandatin në zgjedhjet e 11 majit dhe kërkon që të njihet si fitues i listës së hapur me votat preferenciale të qytetarëve në qarkun e Tiranës.

Zeri
Lapaj paditi KAS dhe KQZ që e lanë pa mandat deputeti, Kolegji
Adriatik Lapaj

TIRANË- Kolegji Zgjedhor do ta shqyrtojë kërkesën e koalicionit "Nisma Shqipëria Bëhet", më datë 13 gusht, ora 10:00. Kreu i subjektit politik, Adriatik Lapaj, depozitoi të hënë një tjetër ankimim, duke kundërshtuar vendimin e KAS që i dha mandatin e deputetes në qarkun Tiranë kandidates së parë në listën e mbyllur, Ana Dajko. Në ankimim, Lapaj pretendon se e ka fituar mandatin në zgjedhjet e 11 majit dhe kërkon që të njihet si fitues i listës së hapur me votat preferenciale të qytetarëve në qarkun e Tiranës. Gjithashtu kërkon mosnjohjen si të vlefshme të revokimit të dorëheqjeve më 15 dhe 17 korrik nga Zeqir Kordhoni, daja i Endri Shabanit dhe nga Kleana Xhuveli. 

Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve (KAS), vendosi më 30 korrik që mandati i vetëm i fituar nga Nisma Shqipëria Bëhet në qarkun e Tiranës, t'i kalonte të parës së listës së mbyllur, Ana Dajko. Duke ia hequr kështu mandatin kushërirës së Lapajt, Kleana Xhuveli. Me vendim të KAS, çdo dorëheqje në bllok nga kandidimi apo mandati i kandidatëve në zgjedhje është nul dhe nuk mund të pranohet. Kështu, deputete nuk është më kushërira e Lapajt, Kleana Xhuveli, por Ana Dajko, e renditur e para në listën e Tiranës./ZËRI

Poll

MOS HUMB