Politikë

“Aktiv në politikë, apo në pension?"/ Dy letrat e kompanisë lobuese drejtuar DASH, Berisha: S'jam zëdhënësi i kompanisë

Berisha zgjodhi të mos japë sqarime të drejtpërdrejta.

k.m.

“Aktiv në politikë, apo në pension?"/ Dy letrat e
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha u pyet nga gazetarët lidhur me letrën e kompanisë lobuese amerikane që i drejtohej Departamentit Amerikan të Shtetit (DASH). Në dokument shkruhej se Berisha ishte në pension dhe nuk merrej me politikë, dhe më pas u korrigjua duke sqaruar se ai është kryetar i Partisë Demokratike, por pa poste qeveritare, megjithatë për pyetjet, Berisha zgjodhi të mos japë sqarime të drejtpërdrejta.

PJESË NGA KONFERENCA:

Pyetje: Pak ditë më parë është publikuar një letër e kompanisë që i drejtohej DASH që ju ishin në pension dhe duhet të hiqej non grata sepse nuk merreshit me politike. Pak ditë më vonë, letra u korrigjua duke i thënë që jeni kryetar i PD, por nuk keni poste qeveritare. E keni keq informuar ju kompaninë amerikane që po lobon në DASH, apo informacioni i parë i saj në letrën drejtuar Rubios ka qenë me informacionet që ka mbledhur vetë.

Berisha: As për të parën as për të dytën, unë kam një përgjigje, nuk jam zëdhënësi i kompanisë në fjalë. Kompania ka rregullat e vetë të funksionimit, drejtojuni asaj. Shkruaji kompanisë që të të kthejë përgjigje. Rëndësi ka që ajo është transparente dhe jo mafioze. Letra në fjalë ishte dërguar në emër të kompanisë lobuese tek senatori amerikan Marco Rubio, dhe u bë objekt debati pas ndryshimit të informacionit rreth statusit politik të Berishës.

Gjithashtu, Berisha i ktheu përgjigje edhe replikës që iu bë dje zyrtarisht nga Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme. Por përveç kryediplomatit Igli Hasani, Sali Berisha akuzoi edhe kryeministrin Rama se ka thirrur dhe kërcënuar përfaqësues të komunitetit ndërkombëtar lidhur me raportin për zgjedhjet.

"Narko-ministri i Jashtëm reagoi dje në mënyrën më të papërgjegjshme, duke faktuar pakundërshtueshëm se ai, njëlloj si Altin Troplini, është një ushtar i Edi Ramës, është një avokat i farsës elektorale të 11 majit 2025. Për çdo qytetar shqiptar, unë shtroj pyetjen: një letër misioneve vëzhguese ndërkombëtare vetëm një orë pas publikimit të raportit të tyre, a mund t’i dërgonte ministri i Jashtëm i vendit? Një letër atyre misioneve mund t’u dërgonte opozita, por kurrë dhe në asnjë radhë ministri i Jashtëm nuk bëhej dot palë me PS-në veçse duke dëshmuar atë që kanë shkruar misionet e vëzhgimit se në Shqipëri partia dhe shteti ishin një dhe për rrjedhojë nuk mund të ketë zgjedhje por veçse farsë. Pra, letra e ministrit dhe reagimi i tij mbrapa, fakton edhe njëherë se shqiptarët u përballën me një farsë elektorale. Ministri vetë, është bashkë me Dumanin, një avokat i këtij krimi të shëmtuar. Unë dënoj me forcën më të madhe këtë deklaratë, reagimin e tij. Sikundër deklaroj edhe përpjekjet e Altin Troplinit për të përdorur ligjin kundër opozitës. Keni parasysh sot se deputeti Asllan Dogjani është në ndjekje absolutisht pa asnjë shkak ligjor. Tani përpiqen, po merren me një problem të zgjedhjeve të vitit 2023 me aktivistin e PD, Shkëlqim Hoxha sepse disa paskan paguar disa bileta për të ardhur dhe votuar në Rrogozhinë. Pra, gjithçka bëhet për të mbuluar farsën.100 përqind të tjera. Edi Rama ka thirrur dhe ka kërcënuar përfaqësues të komunitetit ndërkombëtar për raportin. Të njëjtën gjë ka bërë edhe Igli Hasani,"-tha Berisha.

Dje ish-kryeministri Sali Berisha e ka akuzuar sot ministrin Hasani se ka kërcënuar drejtpërdrejt ekipin e vëzhguesve ndërkombëtarë. Berisha publikoi një letër të datës 12 maj 2025, vetëm një ditë pas zgjedhjeve, ku ministri i drejtohet koordinatores së misionit afatshkurtër të OSBE-së dhe kryetarit të misionit të ODIHR-it, duke e cilësuar këtë dokument si provë të një “kërcënimi”. Pas pretendimeve të Berishës, erdhi reagimi nga MEPJ. Sipas Ministrisë, letra është praktikë normale që autoritetet e vendit pritës të dërgojnë sqarime teknike dhe informacion mbi gjetjet paraprake të raportit./ZËRI

Poll

MOS HUMB