Politikë

“Liroi nga qelia Mario Çelën”! Gjykata e Posaçme pushon padinë e Ballës ndaj Berishës

Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka vendosur të pushojë çështjen

F.I
“Liroi nga qelia Mario Çelën”! Gjykata e Posaçme
Taulant Balla, Mario Çela dhe Sali Berisha

TIRANË-Gjykata e Posaçme ka vendosur këtë të hënë të pushojë një padi të kreut të Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, kundër kreut të Partisë Demokratike Sali Berisha. Balla paditi për akuzat e "Fyerjes" dhe "Shpifjes te kryer boterisht", parashikuar nga neni 119/2 dhe 120/2 i Kodit Penal, kryedemokratin Berisha, pasi ky i fundit e akuzoi socialistin se kishte nxjerrë nga burgu Mario Çelën, vëllain e Suel Çelës dhe e kishte dërguar në një dhomë urgjence në spitalin e Elbasanit.

Berisha iu referua një “mesazhi nga qytetari dixhital”, që theksonte se "Balla ka nxjerrë nga burgu i Peqinit vrasësin e rrezikshëm Mario Çela dhe e ka dërguar në një dhomë urgjence në spitalin e Elbasanit”. 

“Liroi nga qelia Mario Çelën”! Gjykata e Posaçme
postimi i Sali Berishës asokohe

Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka vendosur të pushojë çështjen, ndërsa njofton në vendim se shpenzimet gjyqësore janë në ngarkim të viktimës akuzuese, Sali Berishës. Palët kanë afata 15 ditë të ankimojnë vendimin në Gjykatën e Posaçme të Apelit.

VENDIMI:

Viktima akuzuese Taulant Balla më datë 16.04.2026 ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: “Deklarimin fajtor të të akuzuarit Sali Berisha për kryerjen e kundërvajtjeve penale të “Fyerjes” dhe “Shpifjes”, të kryera botërisht në dëm të viktimës akuzuese Taulant Balla, parashikuar nga nenet 119 dhe 120 të Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë”.

Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtari Besmir Stroka, me vendimin nr. 67, datë 21.09.2026, vendosi:

Pushimin e gjykimit të çështjes Nr.Regj.111, datë regjistrimi 16.04.2026, me viktimë akuzuese Taulant Balla, i akuzuar Sali Berisha. Shpenzimet gjyqësore në ngarkim të viktimës akuzuese.

Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar brenda 15 (pesëmbëdhjetë) ditëve, duke filluar ky afat nga e nesërmja e njoftimit të këtij vendimi.

Mario Çela u ekstradua nga Belgjika më 12 shkurt. Ai akuzohet për veprat penale “Vrasja me paramendim”, “Organizata kriminale”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve” dhe “Korrupsioni aktiv në sektorin privat”. 37-vjeçari u ekstradua nga Belgjika më 13 shkurt 2026./ZËRI

Poll

MOS HUMB