Politikë

Pagat e magjistratëve, Rama mbledh institucionet e drejtësisë më 28 shtator! Zbardhet LETRA: Të arrijmë një...

Në letër theksohet se nëpërmjet këtij procesi synohet të arrihet një qasje e përbashkët institucionale për mekanizmin e pagave në sistemin e drejtësisë.

zh.ll
Pagat e magjistratëve, Rama mbledh institucionet e drejtësisë
edi rama-letra

TIRANË- Kryeministri Edi Rama u ka dërguar ftesë institucioneve të drejtësisë për një takim për çështjen e pagave të magjistratëve. Takimi pritet të zhvillohet më 28 shtator, në orën 12:00, në Kryeministri.

Diskutimi, sipas ftesës drejtuar institucioneve, do të fokusohet te parimet, kriteret dhe instrumentet që duhet të udhëheqin politikën e pagave, duke pasur në konsideratë qëndrueshmërinë buxhetore, koherencën ndërinstitucionale dhe proporcionalitetin mes funksioneve dhe përgjegjësive.

“Diskutimi do të përqendrohet në identifikimin e parimeve, kritereve dhe instrumenteve që duhet të udhëheqin metodën e pagave, duke garantuar njëkohësisht qëndrueshmërinë buxhetore, koherencën ndërinstitucionale, proporcionalitetin ndërmjet funksioneve dhe përgjegjësive”, thuhet në letër.

Në letër theksohet se nëpërmjet këtij procesi synohet të arrihet një qasje e përbashkët institucionale për mekanizmin e pagave në sistemin e drejtësisë.

“Nëpërmjet këtij procesi konsultimi synohet të arrihet një qasje e përbashkët institucionale për një mekanizëm pagash që kontribuon në konsolidimin e pavarësisë, integritetin dhe profesionalizimin të sistemit të drejtësisë, duke siguruar rregulla të qarta dhe objektive për përcaktimin dhe rishikimin periodik të tyre”, vijon letra.

Pagat e magjistratëve, Rama mbledh institucionet e drejtësisë
letra e kryeministrit rama

Ftesa u është dërguar:

Këshillit të Lartë Gjyqësor

Këshillit të Lartë të Prokurorisë

Gjykatës së Lartë

Prokurorisë së Përgjithshme

Gjykatës së Posaçme të Apelit kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar

Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar

Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar

Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm

Gjykatës Administrative të Apelit

Prokurorisë pranë Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm

Gjykatave Administrative të Shkallës së Parë

Gjykatave të Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm

Prokurorive pranë Gjykatave të Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm

Forumit të Grave Gjyqtare Shqiptare

Unionit të Gjyqtarëve të Shqipërisë

Shoqatës Kombëtare të Gjyqtarëve të Republikës së Shqipërisë

Shoqatës së Prokurorëve të Republikës së Shqipërisë

Kryeministri Edi Rama i ftoi publikisht magjistratët në një tryezë të përbashkët, një ditë pas miratimit në parlament te p/ligjit për pagat e magjistratëve. Kuvendi miratoi në mesnatë me 84 vota projektligjin e PS-së për pagat e magjistratëve, që parashikon rritjen e pagës referuese me rreth 8,500 lekë. Qeveria ka përllogaritur edhe 1.5 miliardë lekë detyrime të prapambetura nga prilli 2023, të cilat do të shlyhen me këste brenda dy viteve. Menjëherë pas miratimit në Kuvend, ligji u dekretua nga presidenti Bajram Begaj./ZËRI

Poll

MOS HUMB