Politikë

'Po ndjekim programe për rehabilitimin e të burgosurve', Drejtori i Burgjeve, Kupi: Të ulet rreziku i rikthimit në kriminalitet

Drejtori i Burgjeve u ndal edhe tek rehabilizimi pas dënimit, ku deklaroi se nëse një person del nga burgu me të njëjtat probleme, sistemi ka përmbushur vetëm një pjesë të detyrës së tij.

F.I
'Po ndjekim programe për rehabilitimin e të burgosurve',
Adriatik Kupi

TIRANË-Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, Adriatik Kupi ka raportuar mbi programet e reja të institucionit që drejton para komisionit për Nismat Qytetare. Kupi ka folur rreth reformave që janë ndërmarrë, ku ka veçuar trajtimin e personave me çrregullime të shëndetit mendor. 

Drejtori i Burgjeve u ndal edhe tek rehabilizimi pas dënimit, ku deklaroi se nëse një person del nga burgu me të njëjtat probleme, sistemi ka përmbushur vetëm një pjesë të detyrës së tij. Kupi u shpreh se janë zgjeruar programet edukative, profesionale dhe janë futur programet e terapisë dhe programe të posaçme për të mitur. 

Adriatik Kupi: Një problem që kërkon zgjidhje strkturore, janë personat me masë mjekësore. Personat me çrregullime të shëndetit mendor, kanë nevojë për trajtim të specializuar dhe të vazhdueshëm. Kjo është një ndër reformat të cilën e konsiderojmë më të rëndësishme në zbatim të standarteve të të drejtave të njeriut.

Çështja tjetër është rehabilizimi. Burgu nuk mund të jetë thjesht vendi ku ekzekutohet dënimi. Nëse një person del nga burgu me të njëjtat probleme, sistemi ka përmbushur vetëm një pjesë të detyrës së tij. Prandaj po kalojmë në një model më individual të menaxhimit të riskut, nevojat individuale etj. Janë zgjeruar programet educative, profesionale dhe janë futur programet e terapisë dhe programe të posaçme për të mitur. Gjatë 6 mujorit të parë të 2026, 303 persona janë punësuar nëpër IEVP. Një numër i konsiderueshëm kanë marrë pjesë në aktivitete edukative, sportive, sociale dhe rehabilituese. Hapi tjetër është që rehabilitimin të mos e masim vetëm me aktivitete, por rezultate…sa persona fitojnë një aftësi, sa përgatiten për punë dhe sa ulet rreziku i rikthimit në kriminalitet.

Poll

MOS HUMB