Politikë

'E dhënë' pas stilit dhe modës! SPAK zbulon shifrat: Ajola Xoxa shpenzoi 900 mijë euro bizhuteri dhe veshje

Këto blerje janë bërë vetëm në 4 vite!

F.I
'E dhënë' pas stilit dhe modës! SPAK zbulon shifrat:
Ajola Xoxa

TIRANË- SPAK ka zbuluar një shifër marramendëse të shpenzimeve të bashkëshortes së kryebashkiakut të Tiranës, Ajola Xoxës. Bashkëshortja e Erion Veliajt, nuk i ka shpëtuar 'tundimit' të blerjeve online. Vetëm në bizhuteri dhe veshje online, Ajola ka shpenzuar shumën prej 86 milion e 721 mijë e 175 lekësh, ose rreth 900 mijë euro. Blerje këto të kryera brenda një periudhe 4-vjeçare. Paratë siguroheshin nga ryshfeti që dhanë 5 biznesmenët për leje ndërtimi dhe fonde publike.

“Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka siguruar prova të mjaftueshme për të konkluduar se shtetësja Ajola Xoxa, vetë ose nëpërmjet personave të tjerë të afërt me të, për një periudhë kohore prej rreth 4 vitesh, ka bërë blerje online të cilat konsistojnë në veshje, bizhuteri etj, në masën 86,721,175 lekë. Këto shpenzime nuk rezultojnë të jenë deklaruar në asnjë nga Deklaratat Periodike të titullarit të Bashkisë Tiranë si edhe personave të lidhur me të. Po kështu, kjo shtetase në asnjë rast nuk ka përmbushur detyrimet që burojnë nga ligji nr. 9049 datë 10.04.2023, në lidhje me deklarimin e pjesëmarrjes së saj në bordin e një organizate jofitimprurëse, e cila provohet të ketë gjeneruar të ardhura të  shumta, por edhe njëkohësisht pronare (organizata) e një subjekti tregtar me natyrë fitimprurëse (shpk).” thuhet në njoftimin e SPAK.

Bashkëshortja e kryetarit të Bashkisë Tiranë është lënë nën masën e arrestit të shtëpisë për shkak se kishte krijuar një skemë të dyshimtë transaksionesh. Akuza që rëndon ndaj saj është “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim (9 herë), “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, “Refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave privatë të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim”, parashikuar nga neni 260 e 25, 287/2 dhe 257/a/2 i Kodit Penal./ZËRI

Poll

MOS HUMB