Politikë

Lulzim Basha deputet? Monika Kryemadhi: Mos më përmend emra kafshësh

Kryemadhi u shpreh mosbesuse për Bashën.

F.I
Lulzim Basha deputet? Monika Kryemadhi: Mos më përmend emra
Lulzim Basha dhe Monika Kryemadhi

TIRANË-Deputetja Monika Kryemadhi në A2 CNN, bëri një kalkulim të zgjedhjeve të 11 majit për disa qarqe dhe ndarjen e votës. Ajo foli edhe për votat e diasporës, për të cilat tha se pavarësisht metodave për të bërë sa më të sigurt, sërish kjo votë është e cënueshme. Gjatë intervistës deputetja u pyet edhe në lidhje me mandatet për deputet, ku një prej tyre ishte edhe drejtuesi politik i Koalicionit Euroatlantik, Lulzim Basha. Kryemadhi u shpreh mosbesuse për Bashën.

Lulzim Basha mund të jetë deputet i kësaj legjistrature? 

Kryemadhi: Ju lutem mos më përmend emra kafshës.

Emra çfarë? Lulzim Basha është edhe kolegu juaj?

Kryemadhi: Po moj patjetër, ka kolegë sa të duash.

Nuk mund të jetë deputet po thua?

Kryemadhi: Nuk e besoj kurrë.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by ZËRI (@zeri.albania)

Kujtojmë se më herët gjatë një interviste televizive Kryemadhi është shprehur se shkak i divorcit mes saj dhe Metës ka qenë djegia e mandateve të deputetëve të LSI-së në atë kohë, në vitin 2019. Sipas saj, konflikti për çështjen e mandateve mund të jetë shkaktari edhe për shkatërrimin e martesës së saj me Ilir Metën. Kryemadhi drejtonte LSI-në, pasi Ilir Meta ishte President i Republikës. Sa i përket djegies së mandateve, që mesa duket ka prekur edhe martesën e saj, deputetja Kryemadhi bën fajtor edhe Lulzim Bashën si drejtues i opozitës në atë kohë, i cili mori garanci për mbështetje nga Gjermania pas aktit ekstrem politik të djegies së mandateve në bllok./ZËRI

Poll

MOS HUMB