TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas kallëzimit penal të bërë ndaj ministrit të Financave, Petrit Malaj, Sekretarit të Përgjithshëm të kësaj ministrie, Gentian Këri, si dhe 14 drejtuesve të Thesarit në rrethe, lidhur me pagat e bllokuara të gjyqtarëve dhe prokurorëve për muajin gusht 2026.
Përmes një reagimi në platformën “X”, Rama thekson se ministri i Financave është në pritje të vendimmarrjes së Kuvendit për mënyrën e zbatimit të vendimit të Gjykatës Kushtetuese. Sipas kryeministrit, Malaj është konsultuar paraprakisht me të dhe me ministrin e Drejtësisë për qëndrimin e mbajtur lidhur me zbatimin e këtij vendimi.
Në pëfundim të reagimit, kreu i qeverisë thekson se qëndrimi i tij ndaj këtij debati nuk ka ndryshuar, duke shtuar se pagat do të rriten përmes vendimit të Kuvendit dhe në përputhje me vendimin e Gjykatës Kushtetuese.
Postimi i plotë i Ramës:
Kallzimi penal i gjykatësve për Ministrin e Financave pse nuk lejon që ata të hapin derën e thesarit për rritjen e pagave të tyre, ndërkohë që ministri pret me ligj e me zakon Kuvendin e Shqipërisë që të shprehet për vendimin e Gjykatës Kushtetuese, ka vetëm një mangësi: Mungon emri im dhe ai i ministrit të drejtësisë, sepse Ministri i Financave është konsultuar paraprakisht me ne për qëndrimin e tij, për të cilin edhe skuadrat tona juridike kanë shprehur unanimisht qëndrimin se pushteti gjyqësor nuk mund të hapë derën e thesarit të shtetit pa kaluar nga pushteti legjislativ. Kaq kisha dhe nuk dua të zgjatem me çfarë mendoj për tërë këtë historinë bajate të vetërritjes së rrogave, nga kategoria më e mirëpaguar dhe e shumëpaguar e Republikës së Shqipërisë. Por për sa më takon asgjë nuk ndryshon, pagat do të rriten me vendim të Kuvendit të Shqipërisë dhe në respekt të plotë të vendimit të Gjykatës Kushtetuese.

— Edi Rama (@ediramaal) September 10, 2026
Këtë të enjte, magjistratët kanë kallëzuar ministrin e Financave, Petrit Malaj, Sekretarin e Përgjithshëm Gentian Këri dhe 14 drejtues të Thesarit në rrethe. Kallëzimi është bërë për veprat penale “shpërdorim detyre”, “pengim për ekzekutimin e vendimeve të gjykatës” dhe “mosekzekutim pa shkaqe të përligjura të vendimit të gjykatës”.
Lëvizja vjen pasi Këshilli i Lartë Gjyqësor dhe Këshilli i Lartë i Prokurorisë caktuan vetë pagat referuese për magjistratët pas vendimit të Kushtetueses. KLGJ dhe KLP kishin parashikuar zbatimin e saj nga 1 gushti 2026. Megjithatë, pavarësisht përllogaritjeve dhe urdhrave për pagesë, ekzekutimi financiar nuk është kryer për pjesën më të madhe të sistemit të drejtësisë. Shoqata e Gjyqtarëve dhe Prokurorëve kërkon nga SPAK të hetojë rrethanat e krijuara dhe të identifikojë personin ose personat që kanë marrë, transmetuar apo zbatuar vendimmarrjen që ka sjellë mosdhënien e pagave./ZËRI