Politikë

Mandati i deputetit socialist Vullnet Sinaj, Këshilli mblidhet të premten për të diskutuar

Përveç mandatit të Sinajt do të shqyrtohen dhe dy projektvendime.

I.F
Mandati i deputetit socialist Vullnet Sinaj, Këshilli mblidhet të
Vullnet Sinaj

TIRANË- Këshilli për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin do të zhvillojë më 17 janar në orën 10:00 mbledhjen ku pritet të diskutohet mandati i deputetit socialist Vullnet Sinaj. Mbledhja do të vijojë për mocionin e paraqitur nga gupi i Partisë Demokratike, i cili kërkon ndjekjen e procedurës për konstatimin e pavlefshmërisë dhe mbarimit të mandatit të deputetit Sinaj, si dhe dërgimin e çështjes në Gjykatën Kushtetuese. Përveç mandatit të Sinajt do të shqyrtohen dhe dy projektvendime.

Projektvendimi “Për disa shtesa në vendimin nr. 166, datë 16.12.2004, ‘Për miratimin e Rregullores së Kuvendit të Republikës së Shqipërisë’” i paraqitur nga deputetet Blerina Gjylameti dhe Sorina Koti. Ky projektvendim pritet të sjellë ndryshime që do të ndikojnë në funksionimin e brendshëm të Kuvendit.

Projektvendimi “Për një shtesë në vendimin nr. 166, datë 16.12.2004, ‘Për miratimin e Rregullores së Kuvendit të Republikës së Shqipërisë’” i paraqitur nga Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, që gjithashtu synon të sjellë përmirësime në proceset rregullatore.

Në mocionin e dorëzuar nga deputetët opozitarë, thuhet se Sinaj ka shkelur Kushtetutën, pasi ka përfituar fonde publike në kundërshtim me pikën 3, të nenit 70 të Kushtetutës, i cili ndalon deputetit që të përfitojë pasuri publike.  Opozita pretendon se ekzistojnë 30 prova se si si ligjvënësi i maxhorancës ka përfituar para nga buxheti i shtetit nëpërmjet kompanive të tij gjatë kohës së ushtrimit të mandatit të deputetit.

Socialisti nuk i ka tjetërsuar aksionet, por i ka transferuar te persona të tjerë, dhe për këtë arsye demokratët akuzojnë se ai asnjëherë nuk ka humbur të drejtën e pronësisë mbi kompanitë e tij dhe marrjen e fitimeve. Demokratët shprehen se pronësia mbi këto kompani dhe fakti që fitimet kanë shkuar si divident për vetë deputetin Vullnet Sinaj rezulton i provuar edhe nga deklaratat vjetore të deklarimit të pasurisë nga ana e tij. Firmosësit e mocionit pretendojnë se janë të paktën 9 transaksioneve të verifikuara nga thesari i shtetit në shumën totale 3.689.814 lekë që kanë shkuar si pagesa për shoqëritë “BIGALB GROUP” sh.p.k., “BIG LISUS” sh.p.k., “BIG DURRËSI” sh.p.k., “BIG PESHKOPIA” sh.p.k., “BIG ROI” sh.p.k., “BIG LEO” sh.p.k., “BIG LEZHA” sh.p.k., “BIG DRINI” sh.p.k., “BASHKIMI” sh.p.k., “TIRANA CASH & CARRY” sh.p.k./ZËRI

Poll

MOS HUMB