Politikë

Mandati i deputetit Vullnet Sinaj, PD i drejtohet Gjykatës Kushtetuese: Detyroni Kuvendin ta dërgojë për shqyrtim!

PD e akuzon Sinajn se ka përfituar nga buxheti i shtetit për bizneset e tij private.

I.F
Mandati i deputetit Vullnet Sinaj, PD i drejtohet Gjykatës Kushtetuese:
Vullnet Sinaj

TIRANË- Partia Demokratike ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkesën për të detyruar Kuvendin të shqyrtojë mandatin e deputetit Vullnet Sinaj. Në dokumentin, opozita i kërkon Kushtetueses që të bëjë të papajtueshëm vendimin e Parlamentit më 30 janar, për mosdërgimin e mocionit në GJK nga Kuvendi për mandatin e socialistit.

PD e akuzon Sinajn se ka përfituar nga buxheti i shtetit për bizneset e tij private.

“Në datën 5.03.2025, u depozitua në Gjykatën Kushtetuese dokumentacioni me dërgues 14 deputetë të Kuvendit të Shqipërisë dhe objekt:/lëndë: Detyrimin e Kuvendit të Shqipërisë për dërgimin në GJ.K të mocionit të konstatimit të papajtueshmërisë së mandatit të deputetit Vullnet Sinaj”, thuhet në njoftimin e Gjykatës Kushtetuese.

Mandati i deputetit Vullnet Sinaj, PD i drejtohet Gjykatës Kushtetuese:

Deputetët që kanë firmosur kërkesën:

-Gazment Bardhi

-Flamur Noka

-Elda Hoti

-Lefter Gështenja

-Edi Paloka

-Sorina Koti

-Erisa Xhixho

-Qani Xhafa

-Petrit Doda

-Eralda Bano

-Dhurata Çupi

-Kasëm Mahmutaj

-Saimir Koreshi

-Ina Zhupa

Socialisti nuk i ka tjetërsuar aksionet, por i ka transferuar te persona të tjerë, dhe për këtë arsye demokratët akuzojnë se ai asnjëherë nuk ka humbur të drejtën e pronësisë mbi kompanitë e tij dhe marrjen e fitimeve. Demokratët shprehen se pronësia mbi këto kompani dhe fakti që fitimet kanë shkuar si divident për vetë deputetin Vullnet Sinaj rezulton i provuar edhe nga deklaratat vjetore të deklarimit të pasurisë nga ana e tij. Firmosësit e mocionit pretendojnë se janë të paktën 9 transaksioneve të verifikuara nga thesari i shtetit në shumën totale 3.689.814 lekë që kanë shkuar si pagesa për shoqëritë “BIGALB GROUP” sh.p.k., “BIG LISUS” sh.p.k., “BIG DURRËSI” sh.p.k., “BIG PESHKOPIA” sh.p.k., “BIG ROI” sh.p.k., “BIG LEO” sh.p.k., “BIG LEZHA” sh.p.k., “BIG DRINI” sh.p.k., “BASHKIMI” sh.p.k., “TIRANA CASH & CARRY” sh.p.k./ZËRI

Poll

MOS HUMB