Politikë

Marrin jetë strukturat e reja në Kuvend, deputetët që do të jenë në krye të ‘’rregullores” dhe “legjislacionit”

Opozita është shprehur kundër strukturës së re të komisioneve parlamentare që është propozuar nga socialistët

E.K
Marrin jetë strukturat e reja në Kuvend, deputetët që do
seanca ne kuvend

TIRANË- Parlamenti ka zyrtarizuar përbërjet e reja të Këshillit për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetet, si dhe të Këshillit të Legjislacionit, dy struktura kyçe në funksionimin e brendshëm institucional. Pavarësisht pretendimeve për jolegjitimitetin e Kuvendit, opozita ka bërë propozimet e saj për anëtarët e këtyre dy këshilllave.

Këshilli për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetet

Ky këshill, i cili luan një rol kyç në interpretimin e rregullores së Kuvendit dhe shqyrtimin e mandateve të deputetëve, përbëhet nga:

Përfaqësuesit e Partisë Socialiste:

Niko Peleshi

Taulant Balla

Ulsi Manja

Bledi Çuçi

Bledi Çomo

Përfaqësuesit e Partisë Demokratike:

Gazment Bardhi

Oerd Bylykbashi

Elda Hoti

Gent Strazimiri

Saimir Korreshi

Zëvendësues:

Nga PS: Antoneta Dhima, Arkend Balla

Nga PD: Ivi Kaso, Greta Bardeli

Këshilli i Legjislacionit

Ky këshill ka për qëllim shqyrtimin e projektligjeve dhe përputhshmërinë e tyre me Kushtetutën dhe ligjet në fuqi. Përbërja e tij është si më poshtë:

Përfaqësuesit e Partisë Socialiste:

Fatmir Xhafaj

Damian Gjiknuri

Olsi Komici

Erjon Malaj

Aulona Bylykbashi

Përfaqësuesit e Partisë Demokratike:

Ivi Kaso

Arjan Ndoji

Gjin Gjoni

Greta Bardeli

Blendi Himçi

Zëvendësues:

Nga PS: Ani Dyrmishi, Erjona Ismaili

Nga PD: Oerd Bylykbashi, Gazment Bardhi

Poll

MOS HUMB